Te bejme Nutella vete ne shtepi. Ja receta

Nese ju pelqen Nutella kjo eshte receta qe duhet te ndiqni per ta bere vete ne shtepine tuaj.

Mjafton te keni pak durimne punimin e perberesve mire e mire dhe shume shpejt do arrini te keni kremin tuaj me lajthi gati per t’u shijuar. Mund ta perdorni per te lyer buken, per te mbushur krepa e per te bere embelsira, apo per ta ngrene ashtu me luge 🙂 Megjithate ju keshillojme te mos e teproni sepse eshte shume kalorike, por sigurisht qe kjo qe beht ne shtepi eshte me pak e demshme se ajo qe blejme ne dyqan.

Perberesit:

  • 80 g lajthi te qeruara
  • 30 g sheqer kaf
  • 25 ml vaj luledielli
  • 5 g kakao e hidhur ne forme pluhuri
  • 150 g cokollate me qumesht
  • 2 pika esence vanilje

Pergatitja:

  • Fillojme duke pjekur ne tigan per disa minuta lajthite e qeruara nga lekura, duke i perziere here pas here qe te mos digjen, por te piqen mire.
  • I vendosim ne mikser, ndersa jane akoma te ngrohta, duke i grire mire. Kontrollojeni here pas here qe te bluhen te gjitha.
  • Pas pak minutash do fillojne te brumosen dhe keshtu do arrijne nje forme kremoze shtojme sheqerin kaf dhe vazhdoni bluarjen edhe per disa minuta, derisa sheqeri te shperbehet.
  • E hedhim te gjithe masen ne nje tenxhere dhe shtojme kakaon.
  • Filloni te shtoni dalengadale edhe vajin.
  • Shtoni edhe esencen e vaniljes, nderkohe qe e perzieni masen.
  • Shkrijme cokollaten ne banjomari dhe kur te jete shkrire (jo te kete marre vale) e bashkojme dalengadale, duke e perziere me nje spatul, me kremin e lajthive qe kemi ne tenxhere.
  • Perziejeni derisa te perfitoni nje mase kremoze dhe me pas e shtojme ne nje kavanoz te paster.
  • Mbylleni me kapak dhe vendoseni ne frigorifer qe te pushoje te pakten dy ore.
  • Tani kremi jone Nutella eshte gati per t’u shijuar sipas deshires.

Kur ta beni, mos harroni te na tregoni se si ju doli.

femra-moderne.com

Shperdaje qe ta lexojne edhe miqte tuaj!