Supë me qepë dhe djathë eshte nje recete tradicionale e kushines franceze. Shumica prej jush mund ta kene provuar tashme, nderkohe qe per ju qe nuk dini se si gatuhet, ne po ju tregojme receten.
Përgatitja: 30 minuta
Zierja: 50 minuta
Përbërësit për 6 persona
- 6 qepë të mëdhaja;
- 200 g djathë kaçkavall (mund te perdorni Gruyere, por edhe mocarella);
- 8 copa të holla sallo derri të tymosur;
- 2 vezë + 1 të bardhë;
- 75 g gjalp;
- 15 cl krem të freskët;
- 25 g miell;
- 1,5 litra lëng shpendësh (ose 2 tableta);
- kripë; piper.
Përgatitja
- Qëroni dhe grimconi qepët. Në një tenxhere shkrini gjalpin dhe kaurdisni qepët për 20 minuta në zjarr të ulët. Pudrosini me miell, përziejini dhe shtoni lëngun. Lërini të ziejnë për 20 minuta me kapak gjysmë të mbyllur. Hidhini kripë e piper dhe përziejini.
- Skuqni sallon në një tigan, kullojeni në një letër thithëse dhe grijeni.
- Hiqni koren e djathit dhe prejeni në copa të vogla. Vendoseni në një tas bashkë me sallon.
- Ngroheni furrën në temperaturën 210 gradë.
- Ndani të verdhat e vezëve nga të bardhat. Rrihni të verdhat me kremin, hollojini me një luge nga lengu i supës. Hidhini në tenxhere, pastaj ngrohini pa e valuar dhe duke e përzier. Ndajeni nëpër tasa.
- Rrihni të bardhat me pak kripë, derisa të fryhen. Shtoni djathin dhe sallon. Formoni toptha me dy lugë gjelle, vendosini mbi supë. Futini misuret në furrë për 5 minuta, derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë. Shërbejeni me bukë të thekur.
- Ose thjesht, vendosni fetat e bukes mbi supe dhe siper bukes djathin me sallon.
Nje menyre tjeter, edhe me e thjeshte
Perberesit:
- 1 luge gjalpe
- 1 luge vaj ulliri
- 3 qepe te medha te grira
- 1 luge miell
- ½ gote vere e kuqe
- 3 filxhane leng mishi
- 2 gjethe trumze
- 1gjethe dafine
- 3 pika Tabasko
- buke Baguette, e prere ne feta
- djathe i prere ose i grire
Gatimi:
- Shkrini gjalpin ne nje tigan dhe shtoni vajin e ullirit dhe me pas shtoni qepet. Skuqini ne nxegtesi mesatare per 15 minuta.
- Shtoni miellin, kaurdiseni me qeper, me pas shtoni veren, gjithnje duke e perziere. Lereni te avulloje gjysma e sasise se veres.
- Shtoni lengun e mishit dhe gjithe perberesit e tjere, pervec bukes dhe djathit.
- Ulni nxehtesine dhe lereni te zieje per 25 minuta.
- Nderkohe thekni fetat e bukes.
- Ndajeni supen neper tasa, vendosni siper fetat e bukes dhe djathin.
- Futeni ne furren e parangrohur sa te shkriet djathi dhe sherbejeni.
Mos harroni ta shperndani!