Supë me mish rose dhe perime

Kjo supe me mish rose eshte marre nga kuzhina franceze. Eshte nje recete shume e vecante, por ne te njejten kohe shume e shijshme dhe terheqese. Nese ju rastis te keni mish rose, por nuk dini si ta gatuani, ja nje menyre. Por ne fillim siguroni te gjithe perberesit dhe provojeni.

Përgatitja: 30 minuta
Zierja: 50 minuta

Përbërësit për 6 persona

  • 1 copë mish rosaku;
  • 250 g të brendshme rosaku;
  • 3 lugë gjelle me dhjamë rosaku;
  • 1 lakër jeshile;
  • 500 g karota;
  • 2 të bardha preshi;
  • 500 g patate;
  • 3 qepë;
  • 4 qepujka;
  • 2 thelpinj hudhre;
  • 1 tufëz erëzash;
  • ½ tufëz majdanozi;
  • 2 rrënjë karafili;
  • kripë;
  • piper.

Përgatitja

  • Zieni 12 gjethe lakre, hidhini në ujë të ftohtë, ndajini përgjysmë. Hiqini kërcellin e mesit dhe zemrën e lakrës, prejeni pjesën që mbetet në rripa. Lërini të zbardhen për dy minuta dhe kullojini.
  • Pritini patatet e qëruara përgjysmë, karotat e qëruara në shkopinj dhe të bardhat e preshit të lara në rrathë.
  • Grini hudhrën, qepujkën dhe 2 qepët e qëruara. Kaurdisni gjysmën e tyre me 2 lugë gjelle dhjamë, në një tenxhere të mbuluar me kapak. Shtojini 1,5 litra ujë, tufëzën e erëzave, perimet dhe qepën e tretë, ku keni ngulur dy rrënjët e karafilit.
  • Hidhini kripë e piper, mbulojeni dhe ziejeni për 30 minuta.
  • Për mbushjen, kaurdisni përzierjen qepujkë-qepë-hudhrë me pjesën e mbetur të dhjamit.
  • Hiqeni nga zjarri dhe shtoni te brendshmet e roses te grira, majdanozin e grirë.
  • Kriposeni dhe piperoseni. Shpërndaje mbushjen mbi gjethet e lakrës per te formuar japrake te vegjes.
  • Palosini gjethet dhe lidhini me spango kuzhine. Lërini të ziejnë në supë për 15 minuta dhe shërbejeni.

femra-moderne.com