Idetë e të qënurit nënë perfekte pengojnë prindërimin.
Media sociale bën që prindërit të ndjehen më shumë nën presion duke e krahasuar prindërimin e tyre me atë të të tjerëve. Sarah Schoppe-Sullivan, profesore e Shkencave Humane dhe Psikologe ne Universitetin Shteteror te Ohio, dhe nene gjithashtu, beri nje studim, nga i cili gjeti se, nënat kishin më pak besim tek vetja kur shqetësoheshin se çfarë mendonin të tjerët për prindërimin e tyre.
Facebook-u është një nga ato media sociale që nuk ndihmon këtu, madje shumë studime e kanë lidhur përdorimin e lartë të facebook-ut me ndjenja depresioni për shkak të krahasimit që imponon media sociale me jetën e të tjerëve.
Sarah Schoppe-Sullivan dhe skuadra e studimit gjeti se përdorimi i lartë i facebook-ut shkaktonte nivele më të larta të stresit të prindërimit.
Ironia e gjithë kësaj është se prindërit që kërkojnë perfeksionin, kanë më pak shanse të prindërojnë në mënyrë efektive, duke bërë që nënat të ndjehen më pak vetëbesuese dhe të mos e shijojnë prindërimin.
Pra, çfarë e bën një prind “të mirë”?
Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të ekspertëve për një prind të mirë, të gjithë bien dakord se prindërimi i mirë ka të bëjë me “si” bëhet, më shumë sesa “çfarë” bëhet.
Prinder te mire jane ata qe jane te ndjeshem ndaj nevojave te femijeve dhe jane te sinkronizuar me femijet e tyre, aq sa ata jane te afte te ndryshojne menyren e prinderimit ne nje kohe me zhvillimin e femijes dhe krijimin e pavaresise se femijes, shpjegojne hulumtuesit.
Schoppe-Sullivan gjeti se stresi konsumon energjinë psikologjike të prindërve duke ndikuar në uljen e aftësisë së tyre për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve të nevojave që shfaq fëmija si dhe në rritjen e vështirësive për të kontrolluar sjelljen dhe emocionet e tyre gjatë prindërimit.
Schoppe-Sullivan shpjegon se prindërit duhet të jenë në dijeni se ajo që postojnë nënat e tjera në facebook jo gjithmonë prezanton prindërimin e tyre real të përditshëm.
Ajo beson se, dhurata më e mirë që një prind mund t’i bëjë vetes dhe fëmijësështë të lejojë veten të mos jetë i përsosur.