Canta e shpines eshte kthyer ne nje aksesor mode kohet e fundit, te cilen mund ta kombinosh me veshje te ndryshme dhe per raste te ndryshme. Fale markave te ndryshme te modes, canta e shpines nuk eshte me vetem per ata qe shkojne ne shkolle, tani eshte kthyer ne nje simbol mode i cili tregon se je fashionable.
Nese po kerkoni nje cante te cilen mund ta vishni me gjithcka, lajmi i mire per ju eshte se canta e shpines eshte ajo qe ju duhet. Ishte sfilata e Burberry per koleksionin pranvere – vere 2016 ajo qe e lancoi kete tendence, e cila po perkrahet edhe nga stilitet e tjere, per me teper qe po pelqehet edhe nga konsumatoret e modes. Revistat me ne ze te modes po i kushtojne rendesine e merituar ketyre cantave, te cilat jane te keshillueshme edhe nga ana mjekesore (nuk te “kepusin” krahet si cantat e tjera).
Cantat e shpines jane nje nevoje per studentet, por tani qe jane kthyer ne nje domosdoshmeri per te qene ne mode, mund t’i perdorni te gjithe, edhe gjate veres, ne shetitje, kur shkoni ne plazh apo kur udhetoni.
Canta e shpines qe zgjidhni duhet te jete e perbere nga nje material i mire, pasi aty mund te fusni shume gjera te domosdoshme. Ky eshte nje lajm i mire edhe per te gjitha ju qe jeni nena dhe keni femije te vegjel, qe jeni te detyruara te merrni nderresa dhe aksesore te tjere per te plotesuar nevojat e femijes tuaj, kjo eshte nje menyre per te qene in fashion dhe per te lehtesuar punen tuaj si mama.
Prej lekure ose kamoshi, madhesi te ndryshme, ngjyra dhe printime. Megjithate cantat e shpines jane me te pershtatshme per te plotesuar nje look casual. Shkojne me xhinse dhe xhaketa, per veshjet tuaja neper raste zyrtare preferoni nje cante njengjyreshe dhe prej lekure, eshte me klas.
Per nje pamje me vajzerore zgjidhni cantat e shpines ne madhesi te vogla dhe me detaje si thumba, zinxhire, lidhese etj. Nderkohe qe cantat e shpines prej kamoshi jane me te preferuarat tani per tani dhe nese ju pelqen mund te merrni nje te tille per te krijuar nje country look.