Ndoshta jo të gjithë prindërit mund t’iu japin përgjigje të gjitha pyetjeve të mëposhtme:
• Cila është pika e fortë e fëmijës suaj?
• Çfarë shpresoni të mësojë fëmija juaj në shkollë këtë vit?
• Cilat janë frikërat apo shqetësimet tuaja lidhur me shkollën e fëmijës këtë vit?
• Si mëson fëmija juaj?
• Çfarë e motivon fëmijën tuaj?
“Në vitet 1980-1990 kishte një përqëndrim më të madh në vlerën e vetëbesimit dhe afrimitetit me prindin” – shpjegon Dr. Ben Michaelis, psikolog klinik. “Atëhere ishte më shumë e rëndësishme ajo që bënin fëmijët sesa si ndjeheshin”.
“Me përparimet e shkencës dhe teknologjisë, ne kemi më shumë mundësi të kuptojmë me mirë sjelljen dhe emocionet e njerëve” – thotë Dr. Tara Zuckerman, psikologe. Duke qënë se këto njohuri janë më të pranishme, pritet që prindërit të kuptojnë më mirë gjëndjen psikologjike dhe sjelljen e fëmijëve të tyre. “Nëse prindërit i njohin më mirë interesat dhe aftësitë e fëmijëve të tyre, atëherë ata mund të japin ndihmën e duhur sepse kështu do të dinë çfarë të presin, si t’i qetësojnë, si t’i motivojnë, si t’i frymëzojnë dhe për më tepër si t’i vlerësojnë fëmijët e tyre” – thotë Zuckerman.
Gjithsesi prindërit nuk duhet të fokusohen tej mase në brendësinë e fëmijës sepse ndonjëherë prindërit shkojnë deri në vendosje patologjish për mendime apo sjellje që janë krejt të shëndetshme tek fëmijët e tyre. “Suksesi qëndron tek mbajtja e ekuilibrit” – thotë Michaelis.
Michaelis thote se, ka më shumë se një mënyrë për të krijuar një lidhje të fortë me djalin ose vajzën tuaj. “Ndonjëherë, vetëm njohja me fëmijën tuaj nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, është mënyra më e mirë.” – tha ai.
Bashkepunimi i te dy prinderve me njeri-tjetrin eshte i rendesishem per te kontrolluar nivelin e femijeve.
Lexoni artikullin e plote ketu.