Ja se si të filloni vendosjen e kufijve të butë tek fëmija juaj i vogël, kur ai fillon të shfaqi sjellje irrituese, ose te çuditshme.
Gillian Bateman, nga University of New Brunswick Early Childhood Centre, thote se femijet e vegjel, ata deri ne moshen 3 vjecare, nuk i shmangin dot disa sjellje negative sepse kjo është mënyra se si ata rriten dhe zhvillohen. Ju mund të thoni jo dhe jepni shpjegime të thjeshta në mënyrë që ata të fillojnë të mësojnë rregullat, por në këtë fazë, është mirë që të rriturit të vendosin kufij dhe të mos e ndryshojnë sjelljen.
Ju mund të thoni “jo, oxhaku, zjarr” dhe të shpjegoni disa rregulla, por ata sërish nuk e kuptojne rrezikun nese e prekin oxhakun. Femijet deri ne moshen 3 vjecare do të shfaqin sjellje të papërshtatshme gjatë eksplorimit dhe zhvillimit të tyre. Edhe fëmijët që kanë mësuar të flasin shumë mire, përsëri nuk i kuptojnë mirë rregullat, sepse akoma nuk kuptojne mire fjalet. Kapaciteti i tyre për t’u vetëkontrolluar ndryshon.
Gjithsesi, ka disa strategji qe ju mund t’ju vijnë ne ndihme per te disiplinuar femijen qe ne moshe te vogel:
1. Ofroni sigurinë. Sigurohuni që ambjentet janë të parrezikshme për dëmtim. Mos lini rafte të larta që mund të bien në ambjentin me fëmijë.
2. Kufizoni butësisht. Vendosja e rregullave nuk është aq e thjeshtë. Një fëmijë nuk e kupton pse lejohet të ngjitet diku dhe s’lejohet në një vend tjetër. Gjithsesi jini të prerë, por të dashur kur i vendosni ato.
3. Riorientimi. Të thuash vetëm “jo” nuk është shumë bindëse për një fëmijë, ndaj pasi keni thënë “jo” orientoni fëmijën tuaj në njëj aktivitet tjetër.
4. Gjeni ambjente të sigurta. Dëshirat e fëmijëve shpesh drejtohen nga nevojat e zhvillimit të tyre. Nëse ata kanë dëshirë të ngjiten e të hidhen, gjeni ambjente të tilla të hapura e të sigurta ku fëmijët të përjetojnë lëvizjet që dëshirojnë të bëjnë.
Fëmijët ndryshojnë shumë nga mosha 1 vjeçare deri në 3 vjeç. Penelope Leach, eksperte e zhvillimit, shpjegon në librin e saj se një fëmijë 2 vjeç e gjysmë afron më shumë me një fëmijë të parashkollorit, me aftësi dhe të kuptuar më të mirë. Nga ana tjetër, Bateman, jep 3 këshilla të shkurtra:
- Jepni udhëzime të shkurtra.
- Kini pritshmëri të vogla.
- Merreni hap pas hapi.
Fëmijët kanë tendenca të jenë të pavarur. Duke iu dhënë atyre zgjedhje të sigurta dhe të vogla, ju rrisni bashkëpunimin. Vetëm se mos i bombardoni ata me ofrim zgjedhjesh gjatë gjithë ditës sepse është shumë e lodhshme për ata dhe për ju.
femra-moderne.com