7 ndryshime që do ju bëjnë prind më të mirë!
1. Mjaft treguat për çdo hap gjatë lojës
Te tregoni cdo levizje qe ben femija juaj kur eshte ne kendin e lojrave, sikur te ishte nje “ngjarje e rralle” nuk eshte ne rregull. Mos ndërhyni mes fëmijes dhe përjetimit të tij për botën.
2. Hiqeni fjalën “ne”
Është loja e tyre, jo e juaja. Mbani nën kontroll egon tuaj dhe lerini fëmijët të jenë pronarë të sukseseve dhe dështimeve të tyre.
3. Jepuni punë shtepie
Një dy vjeçar mund ta vendosë filxhanin në lavaman, ndersa një dhjetë vjeçar mund të përgatisë vete darkën. Detyrat ushqejnë vetëpërgatitjen dhe përgjegjshmërinë.
4. … dhe mos i paguani
Dhënia e shpërblimeve pas kryerjes së punës së përcaktuar është gabim. Ata duhet t’i kryejnë ato punë për të njëjtën arsye që i kryejmë dhe ne; thjesht sepse punët duhen bërë.
5. Mos i bëni detyrat e tyre
Kur të rriturit bëjnë detyrat e shtëpisë për fëmijët, mesazhi që përcillet është “ Ti nuk je i aftë për këto”.
6. Lerini t’i kuptojne vetë gjerat
Ne si prinder kemi deshire t’ja “servirim” te gjitha gjerat gati. Por ndonjehere eshte mire qe t’i leme t’i kuptojne vete disa gjera.
7. Merruni me jetën tuaj
Syte e vegjel ju shohin ndersa levizni gjate gjithe dites, te ankthshem dhe nervoze, duke u endur gjithe kohen pas aktiviteteve te femijeve. Te jetoni nje jete ne harmoni, nje jete qe s’ka vetem femijet ne qender te gjithckaje, i ben femijet me pak narcize. Jo vetem kaq, pasi kjo gje i jep modelin e një jete të shëndetshme të rrituri.
Lexoni artikullin origjinal ketu.