Ky babi behet “mami” per nje dite. Ja se cfare i ndodh…

Të luante rolin e nënës për një ditë të tërë ishte sipermarrje e veshtire per kete babi – por edhe per shume baballare te tjere.

27­-vjeçari Brad Kearns e di shumë mirë çfarë do të thotë te mbash e te kujdesesh gjithe diten per femijet, pasi për një ditë u detyrua të kujdesej për dy fëmijët e tij, sepse bashkëshortja ishte e shtruar ne spital per nje operacion.

Postimi i ketij babai ka bere xhiron e botes, pasi ai e ktheu ne nje aventure shume te lodhshme diten e tij si “mami”. Ndërsa nëna ishte në spital, Brad Kearns u kujdes për 16 orë për fëmijët dhe më pas rrëfeu gjithçka në faqen e tij në “Facebook”, ku mori rreth 52 mijë pëlqime dhe u shpërnda rreth 18 mijë herë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10154345195674101&set=a.445145114100.213983.709549100&type=3&theater

“Sot mu desh të bëja rolin e nënës. E kini parasysh kur gruaja ju thotë: Do doja të isha unë babai dhe ju habiteni duke thënë, po njëlloj është! Mirë, uluni, merrni një pije, ca kokoshka, anulloni çdo program dhe mbahuni fort, sepse po ju rrëfej një udhëtim që kalon përmes të vjellave, kakës dhe shumë lotëve. Gjithçka nisi dje, kur mu desh të ikja nga puna. “Mëlçia ime nuk mban më”­ thuhej në mesazhin që më
dërgoi bashkëshortja ime Sarah. Dhe atë ditë u detyrova të bëhesha mama”­ – shkruan ai.

Brad rrëfen për tentativat e dështuara për t’i qetësuar fëmijët, apo për t’i rivene në gjumë kur zgjoheshin natën, deri në të gdhirë, kur duhet t’ja niste sërish nga e para.
“Eshtë e mrekullueshme kur fëmijët i zë gjumi. E puth në balle dhe ecën ngadalë në dhomë për ta vendosur në krevat. Eshtë një moment shumë i bukur, deri kur vjen momenti qe zgjohen dhe ulërimat e shkojnë deri në qiell. Duhet të rinisësh çdo gjë nga fillimi” -­ vijon ai.
“Ishin vetëm 16 orë që bëja nënën dhe kisha dështuar. Nuk kisha arritur të kujdesesha as për higjienën time personale, ndërsa nënat mbajnë shtëpinë në rregull, edukojnë fëmijët, u përgatisin ushqimin dhe arrijnë të dalin edhe jashtë për të kryer ndonjë punë”­ – shkruan babai i ri, i cili e mbyll rrëfimin e tij me shprehjen, “Dua të jem sërish baba”.

femra-moderne.com