Deshironi te dini disa arsye pse duhet te konsumoni me shume qiqra?
- Qiqrat jane nje nga ushqimet e shendetshme qe duhet t’i konsumonin here pas here. Nese i konsumoni ne darke, ato ju ndihmojne te beni gjume te rehatshem.
- Qiqrat gjithashtu reduktojne kolesterolin e keq, pastrojne organizmin nga sulfitet, mbajne nen kontroll diabetin dhe forcojne imunitetin.
- Qiqrat jane te pasura me hekur dhe kalcium dhe fibra. Ato sherojne lekuren dhe forcojne floket.
- Prandaj ju duhet t’i konsumoni ato te pjekura, ne sallata te ndryshme ose gjelle.
Përgatitja: 20 minuta
Gatimi: 40 minuta
625 kalori për racion
Përbërësit për 4 persona
200 g qiqra në kuti, 100 gramë mish, 4 qepë, 2 presh, një kërcell selinoje, 2 patate, 2 rrepa, 2 karota, 4 lugë tul domateje, një qeskë shafran, 6 lugë vaj ulliri, 50 g djathë deleje, lëng perimesh, kripë, piper
Përgatitja
- Qëroni qepët.
- Priteni mishin në copa të vegjël.
- Pastroni preshtë dhe pritini në feta të holla.
- Qëroni patatet dhe rrepat.
- Qëroni karotat dhe prisni selinonë.
Gatimi
- Skuqeni mishin me vaj. Shtoni qepët dhe preshtë dhe gatuajini për 5 minuta.
- Bashkoni qiqrat, patatet, rrepat, karotat dhe selinonë, shafranin dhe tulin e domates.
- Mbulojini me lëng të valuar, hidhini kripë, vini kapakun dhe ziejini me flakë mesatare për 30 minuta.
- Servireni gjellën me piperin dhe djathin e deles, të grirë trashë.
Lexoni edhe: Supe me qiqra