Hyrja ne stinen e veres behet ne menyren me joshese te mundshme: Bluza, fustane dhe bluzat e shkurtra qe nxjerrin shpatullat dhe supet jashte jane ne mode edhe kete sezon.
Në një mënyrë të heshtur dhe delikate, supet janë një nga pjesët më të bukura dhe më seksi të trupit të një gruaje, kështu që nuk është çudi që veshjet me dekolte ne supe është një nga tendencat më të mëdha të verës 2016 (e cila ka shume mundesi te ndiqet edhe gjate diteve te ngrohta te vjeshtes). Edhe ju qe martoheni kete vere, mund te zgjidhni nje fustan nuserie me te njejten tendence. Një bluze apo fustan me supet jashte ju lejon të dukeni sexy, por jo aq shume sexy dhe provokuese – kështu që është e përkryer për ditët e nxehta në plazh gjatë verës.
Nxirrini ne pah me krenari supet tuaja gjate veres, duke ju bashkuar grupit te personazheve publike qe e kane perqafuar tashme kete tendence. Megjithate beni kujdes te mos qendroni shume gjate ne diell pa mbrojtje sepse rrezikoni te digjeni nga rrezet e tij: nuk eshte dhe aq ne mode te nxjerresh ne pah supe dhe shpatulla te djegura 😉
Kete tendence mund ta pershtasni shume mire ne jeten tuaj te perditshme, por edhe per mbremje apo festa, nderkohe qe duhet te tregoheni te kujdesshme te mos e “merrni me vete” kete trend ne ambjentin e punes, pasi mund te jete e papershtatshme.
Per te gjitha ju zonja dhe zonjusha qe e konsideroni shume ekspozuese kete tendence dhe ndoshta te ekzagjeruar, por nderkohe ju pelqen te ndiqni tendencat e fundit, mund te zgjidhni veshjet qe nxjerrin ne pak vetem njeren ane te supit, jo te dyja. Ose mund ta adoptoni stilin vetem ne plazh dhe jo ne qytet.
Këtu janë disa nga veshjet me te pelqyerat nga ne, per ditën dhe natën.