Kjo leter ka ardhur ne inbox-in e mesazheve te revistes tone nga nje zonje, e cila na kerkon ta publikojme duke ruajtur anonimatin dhe shpreson qe ju t’i jepni nje mendim se si duhet te veproje ose kurajo per te ecur perpara.
“Pershendetje. Vendosa t’ju shkruaj sepse kam nevoje te shfryhem nga gjithe kjo peshe e rende qe ndjej ne zemer. Dhe nese mundeni me jepni nje mendim. Nese e publikoni letren time, ju lutem mos na nxirrni emrin, sepse kam turp ta marrin vesh familjaret e mi dhe shoqeria, por edhe s’dua qe ta lexoje burri im.
Ne fakt, ne lidhje me burrin tim dua te shkruaj.
Kemi dy vjet qe njihemi dhe s’ka 2 muaj qe jemi martuar. Qe po ta dija se si do transformohej ai, nuk do e kisha bere kurre ate dasem. Qe ate dite, diten e dasmes tone, me ndaloi qe te kerceja me shoqerine dhe familjen, sepse nuk i pelqenin grate “budallaqe” sipas atij, qe harbohen e lejne nam ne dasmen e vet duke kercyer. (Zot i madh, mendova, cfare dreqin thote ky? Po s’kerceva un ene dasmen time, te dasma e kujt do kercej?). Dhe s’ja vura shume veshin, thash mbase ka bere shaka, ose ka qene i stresuar. Dhe vazhdova “gezova” diten qe duhet te ishte me e bukura e jetes time. Sapo mbaroi dasma dhe shkuam ne dhome, filloi te me bertiste, me akuzonte se i kisha heq burrerine, qe i kisha shkaterruar jeten dhe se jam e pacipe, grua e keqe qe s’e degjoj burrin dhe ma futi nje shpulle. U merzita, i thash qe s’ja kisha nevojen per asgje dhe se mund ta prishja martesen menjehere. Por ai me kerkoi falje, duke u justifikuar se ishte i stresuar nga dasma dhe se me donte aq shume sa nuk duronte dot te me shikonte dhe te me admironte askush tjeter pervec atij. Dhe une e mora si shenje dashurie.
Fjeta gjume dhe u zgjova duke menduar se kishte qene thjesht nje episod i keq, qe fatmiresisht kaloi. Ai nuk e hapi me muhabetin e shpulles, por ma permendte cdo dite historine e qe e kisha “turperuar” dhe “ulur”, se shoket kushedi cfare mendonin per nusen e tij, bla bla bla, njeqind fjale koti qe vetem me stresojne. (Dhe me pati theni mami qe duhet ta gjeja burrin nga qyteti jone, qe te pakten te kishim te njejten menyre te menduari, por jo une, dashuria nuk ben keshtu dallimesh.)
Kulmi arriti diten e djeshme, kur po shikonim videon e asaj zonjes qe e dhunonte ish-bashkeshorti ne mes te rruges dhe ne sy te femijeve. “Ja keshtu e do edhe ti”, me tha – te te kisha rrahur nje here mire qe mos te ngrije me koke!” Ne ate moment i hodha nje shikim te eger qe s’e frenoja dot, me vinte te qaja me te madhe dhe t’i thoja te dilte nje here e mire nga jeta ime. Mora fryme dhe e pyeta “Si e dua une? E pse me duhet mua kjo gje? Cfare kam bere?” Pergjigja e tij, e papare “Se ti nuk e degjon dhe nuk e respekton fjalen e burrit – tha. Por te kam dhene edhe nje mundesi tjeter. Nese ndodh qofte vetem nje here tjeter ajo qe ndodhi diten e dasmes tone, qe ben sipas mendjes sate, do te te kthej ne thes boksi, qe te mos guxosh me te kthesh fjalen time.” E keshtu plasi sherri, u zume keq dhe ai iku nga shtepia. Te pakten nuk me qelloi. Me vjen te haj veten me dhembe sa here kujtoj fjalet e tij.
Dhe tani qe e shkruaj nuk i ndal dot lotet, nuk e di pse Zoti me dha kete fat, dhe nuk e di si te dal nga kjo martese… Po shfryhem duke shkruar kete leter, sepse mamit tim nuk i them dot, se s’dua ta merzis, moter s’kam… tek shoqet me vjen turp te shprehem… Jam mbyllur ne shtepi dhe s’me behet as te dal, as te ha e as te pi. Ju lutem me jepni nje mendim, me thoni cila eshte gjeja me e mire qe mund te bej? Une e dua burrin tim, por nga ana tjeter nuk dua kete lloj marredhenie…”