Per te gjitha mamate e reja qe vishen ekstravagante…

Kete leter ja drejtoj te gjitha mamave te reja qe vishen shume ekstravagante, ruhuni se ju dolen te gjitha ne shesh.

Pershendetje.

Me kete leter I drejtohem te gjitha atyre femrave qe jane bere nena. Kohet e fundit po verej se femrat, per t’u dukur moderne, kane filluar te vishen “zhveshur”, sidomos disa mama te reja, qe nuk e di ku e gjejne kohen te lyhen e pispillosen sikur do dalin ne televizor apo do shkojne ne dasem. Nuk jam kunder mbajtjes se vetes, ndjekjes se modes, as kunder makijazhit te lehte, por cdo gje me mase. Shoh mama me minifunde, gjoks goxha i ekspozuar, taka te larta, duke nxjerr femijet shetitje. Keto veshje mund te mbahen kur nuk e keni femijen me vete, kur femija eshte ne shtepi apo ne kopesht dhe jo kur dilni per te pire kafe apo per te bere shetitje. Jo per gje, por je ne siklet kur femija ulet ne toke dhe ju s’e ngrini dot se ju dalin te gjitha perjashta. Dhe kur femija ja fut vrapit s’e arrini dot me ato taka. Cdo gje behet per tu dukur ne sy te dynjase, per t’u pelqyer nga bota, per te rene ne sy. Del tjetra xhiro me femijen sikur po shkon ne pub.

Ky eshte problemi me ne shqiptaret, s’dime te bejme dallimin se kur duhet te vishemi keshtu, e kur duhet te vishemi ashtu.

E kam me gjithe ato mamat e reja qe vishen ekstravagante: tani qe jeni me bebe dhe femije te vegjel, harrojeni pak veten dhe kushtojuni me shume femijeve tuaj. Le pastaj komunikimi me femijen, eshte zero, se nuk ju le rehat te pini kafen dhe te merreni me llafe.

Une per vete kur dal me femijen vesh tuta, atlete dhe bluze. O Zot sa rehat jam! Mund te luaj, te vrapoj dhe te kenaqem me femijet e mi. Ndersa kur dal me bashkeshortin, mund te vesh gjithcka tjeter qe me pelqen.

Enita L.

(Derguar ne faqen e facebook “Mama & Bebe”)

femra-moderne.com