Leter: Vjehrra dhe kunata nuk me lene te jetoj e qete

Pershendetje. Edhe un dua te tregoj historine time, por dua te mbetem anonim sepse kam frike mos e lexon kunata dhe nis sherri.

Jam nje vajze 21 vjec nga Pogradeci, kam pinder dhe motra e vellezer. Deshira ime shume e madhe ishte te vazhdoja shkollen e mesme, gjimnazin, por vellai im nuk me la ta vazhdoja shkollen sepse atje behen gjera te keqija, me thonte. Edhe prinderit fanatik nuk me lejuan te shkoj ne shkolle. Ne ate periudhe kam vuajtur shume.

Kalon 1 vit, vjen tezja ime dhe  me thote “Kam nje djale te mire, te te fejojme”. Se kur vajzat nuk shkojne ne shkolle, i gjejne nje burre. Bisedoi me prinderit dhe rame dakort. Diten tjeter dolem te takoheshim dy familjet. Ai ishte shume i mire, te dy upelqyem. Sic eshte “zakoni” u cuam une dhe djali (qe sot eshte burri im) u larguam te bisedonim vetem. Ai me tha “Dua te m’i respektosh prinderit dhe  motren”. Ne rregull, thashe une. Eshte normale dashuria ne familje dhe kerkesa e tij per respekt m’u duk e drejte.

U pelqyem, pranuam kushtet e njeri-tjetrit dhe u fejuam. Viti i pare i fejeses shkoi shume mire, kur pak kohe me pas mesuam se isha shtazane dhe do vinte ne jete nje femije. Te gjithe u gezuam nga ardhja e kesaj mrekullie ne jetet tona. Gjithcka ishte ne rregull, deri kur vjen kunata ime. Ajo eshte e martuar dhe ne vere vjen ne shtepine tone.

Nuk e di cfare kishte qe me rrinte shume ftohte, as me fliste nje fjale te mire, nuk e kuptoja sjelljen e saj, megjithate s’thash gje. Duke folur me sms me motren time, ajo me pyet se si po ja kaloj me kunaten. “Mire – i thash, – por nuk e di pse me rri shume ftohte”. Motra ime ma kthen me nje fjale ofenduese drejtuar asaj. Gabimi im ishte qe nuk i fshiva sms-te dhe kunata ma merr telefonin pa dijenine time dhe fillon te shohe mesazhet dhe lexon biseden time me motren. Nevrikoset dhe i tregon burrit dhe prinderve duke u shprehur se “rastesisht kishte lexuar mesazhet e mira”. Qe nga ajo dite ka vetem sherr e shamate ne shtepine tone.

Vjehrra ime eshte bere e padurueshme, ma permend cdo dite dhe gjithe diten ma nxin jeten. I flet burrit tim keq per mua, cfare s’i thote per mua. Ai i shkreti qe nuk di si te veproje, une e di qe me do dhe e ka kuptuar qe s’kam bere ndonje gje aq te tmerrshme sa e bejne vjerra me kunaten time, por nga ana tjeter i do prinderit shume dhe eshte shume i respektueshem.

Por cfare te bej une? Duket sikur ato te dyja i kane vene qellim vetes te me shkaterrojne jeten. Edhe pse i kam kerkuar falje, i kam thene ta harrojme ate rast e te ecim perpara, nuk ka gje qe i nderron mendje. Nuk di cfare te bej, me jepni nje mendim, si te veproj? Ju lutem mos e tregoni emrin tim. Faleminderit.

femra-moderne.com