Varikoza venoze, varicet, apo siç njihet ndryshe edhe si zgjerimi i venave, zhvillohet si rezultat i qarkullimit jo si duhet të gjakut, që shpesh vjen për shkak se muskujt e dobësuar të këmbëve nuk janë në gjendje ta qarkullojnë gjakun si duhet nëpër vena. Kjo është një problem shumë i shpeshtë edhe gjatë shtatzënisë.
- Shumë gra mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi.
- Ushtrimet, në veçanti ushtrimet të cilat i forcojnë muskujt e këmbëve, mund të ndihmojnë në parandalimin e varikozës venoze duke forcuar aftësinë e muskujve për t’i ngjeshur venat, dhe për të mbajtur gjakun në qarkullim.
- Stërvitjet po ashtu mund të ndihmojnë parandalimin e të ashtuquajturave vena merimangë, të cilat janë zgjerime më të vogla se varikozat, por zhvillohen më afër lëkurës. Derisa këto rrjeta venoze nuk fryhen jashtë siç fryhen varikozat venoze, ato sërish konsiderohen të bezdisshme dhe shumë njerëz që i kanë ato, janë në ankth për t’i eliminuar.
- Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj., të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme.
- Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar si dhe mbajtjen për shumë të këpucëve me taka të larta.
- Mjekët rekomandojnë që këmbët të vihen sa më shumë në lëvizje, por lëvizjet duhet të jenë të ekuilibruara dhe të bëhen në hapësira të rrafshëta dhe jo me gurë.
- Nga ana tjetër, sipas specialistëve që merren me këtë çështje, është e rëndësishme që femrat të mos përdorin taka më shumë se tre ose katër centimetër dhe meshkujt të mos ngrenë pasha të rënda.
- Shfaqja e venave varikoze mund të jetë e trashëgueshme, por edhe mund të ndodhë pas moshës 30-vjeçare, kryesisht tek gratë shtatzëna, pasha trupore e të cilave bëhet relativisht e madhe dhe trupi bie në qetësi, si mungesë e lëvizjeve të përditshme. Po ashtu, ato mund të shfaqen pas kësaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek këta të fundit, zhvillimi i variçeve është veçse i trashëguar.
Në fund të orarit të punës ndjeni lodhje të këmbëve?
Ky eshte sinjali i parë që, nëse nuk përfillet, do të mund të na ngadalësojë qarkullimin venoz dhe atë limfatik, i cili mundëson formimin e celulitit dhe venave të zgjeruara.
- Perdorni xhel freskues per kembet, ndikon tek kembet duke i dhene nje ndjesi freskie dhe duke stimuluar qarkullimin e gjakut. Mbi te gjitha duhet ta perdorni xhelin nese qendroni gjate ne kembe dhe nese jeni grua shtatzene.
- Mos mbani kepuce me taka me te larta se 4 pond, por as mos perdorni kepuce te sheshta plotesisht.
- Mos qendroni ulur per me shume se nje ore ne te njejtin pozicion dhe as mos i kryqezoni kembet.
- Mos mbani pesha te renda dhe perdorni corape per ngushtimin e venave (qe jane te posacme) gjate mbremjes.
- Evitoni orizin e bardhe, miellin e bardhe dhe sheqerin, preferoni orizin kaf, miellin e plote, dhe embelsirat zevendesojeni me fruta.
- Ushqimet me rutin, si molle, qershi, rrush, manaferra, kajsi, hikerr.
Por kur ato tashme jane krijuar, e vetmja menyre per t’i eleminuar eshte kirurgjia. Dr. Gregory Nacopoulos nga Athina, kryen vizita, konsulta dhe operacione prane Spitalit Amavita. Nese vuani nga zgjerimi i venave, telefononi ne numrin 04 2375406 per te rezervuar takim me doktorin.