Keto jane Vip-at qe po agjerojne kete Ramazan, prandaj jane per t’u vleresuar per perkushtimin e tyre. Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni i nënshtrohen rregullave të Islamit.
Mes tyre, ka dhe shumë personazhe publikë, siç janë këngëtarët të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe as nga agjërimi.
Emrat e disa këngëtarëve që do të agjërojnë gjatë këtij muaji jane Leonora Jakupi, Violete Kukaj, Jericho, Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon e Shpat Kasapi, shkruan Magazina.al. Të devotshëm ndaj besimit Islam janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, Gold Ag të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar.
E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e shkuar agjëroi “Natën e Kadrit”, ndonëse po atë ditë kishte një koncert në Himarë. Edhe këtë vit Çiljeta, e cila është e njohur në komunitetin mysliman për besimin e saj thotë se, megjithëse e ka të vështirë të agjërojë të gjithë muajin, do të gjejë mënyrën për të agjëruar të paktën netët e ashtuquajtura të mira sipas besimit Islam përcjell Magazina.al.
Arta Bajrami dhe Teuta Kurti ne te kundert, nuk mund te agjerojne, për shkak se jane shtatzënë. “Me gjithë dëshirë do ta agjëroja por unë jam shtatzëne, ka thene Arta, – andaj të gjithë agjëruesve ju uroj të kenë lehtësim”. Po ashtu këngëtarja Teuta Kurti, e cila njihet për përkushtim të madh ndaj fesë islame, pasi ajo pritet shpejt të bëhet nënë e dy binjakëve.
Po ju, a po agjeroni kete vit?