Një djalë i ndjeshëm, por i fortë, i dashur, por jo i shtypur, nje burre xhentil dhe i edukuar – ky eshte djali qe cdo nene deshiron te rrise.
Marredhenia e nenes me birin e saj eshte shume e vecante dhe e fuqishme, eshte nje lidhje qe nuk shkaterrohet kurre.
Duke e patur shume te veshtire te gjej fjalet per te pershkruar marredhenien nene – djale, kam gjetur disa foto neper internet, te cilat e shprehin me se miri se cfare do te thote te kesh nje djale.
Keto foto tregojne se c’ndjenje e mrekullueshme eshte te kesh nje djale.
Do doja ta pershkruaja me fjalet me te bukura te mundshme dashurine qe ndjej per te, ndjenjat dhe deshirat qe kam per djalin tim.
Shpesh here me ndodh te ndaloj e te mendoj per vogelushin tim, te cilit me shume se cdo gje i deshiroj shendet dhe jete te gjate, pastaj lumturine qe ai meriton, qe une mendoj se ai meriton. E me pas uroj qe kur te rritet te behet nje djale i mbare, njeri i mire dhe i afte.
E di qe koha kalon sa hap e mbyll syte dhe para se ta besosh do vije nje moment qe ai do rritet e do vazhdoje jeten e tij, por asnjehere nuk do ndryshoje ndjenja jote per te, ndjesia qe ke kur ai te therret “mami” dhe gjithe momentet qe keni kaluar bashke do jene kujtime te paperseritshme.