Qofte me qiqra dhe fara susami

Keto qofte me qiqra jane nje gatim krejtesisht i shendetshem, pasi jane perbere nga produkte bimore te cilat jane gjithashtu nje burim i mire proteinash bimore (9 grame per 100 grame). Gjithashtu jane te pasura me fibra, te varfra ne yndyrna te ngopura dhe kane nilev te ulet kolesteroli e natriumi.

Përbërësit për 2 persona

  • 1 kanace me qiqra në ujë (si alternativë mund te lini ne ujë gjatë natës qiqra te thata)
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 qepë e kuqe e grire imet
  • 1/2 spec i kuq ëmbël i prere imet
  • 50 g domate te thara
  • 2 vezë
  • Therrime buke/ farat susami
  • Pak piper dhe kripë
  • 1 lugë spec djeges ne peteza
http://fitnessontoast.com

Keshilla: Nese i grini qiqrat ne mikser, beni kujdes te mos i shtypni shume, pasi mund te merrni nje mase shume te bute dhe ngjitese

Pergatitja:

  1. Shpelani qiqrat nga uji ku kane qene duke u qullur.
  2. Shtypini me duar qiqrat derisa te shformohen.
  3. Shtoni hudhrat e grira imet dhe perziejini.
  4. Grini imet qepen, domatet e thara dhe specin e kuq. Bashkojini me masen e qiqrave.
  5. Shtoni kripen, piperin dhe specin djeges, dhe provoni shijen.
  6. Rrihni pak vezet ne nje tas dhe bashkojini me perberesit e tjere duke i perziere mire per disa minuta.
  7. Nese vereni qe perzierja eshte e bute, atehere shtoni therrimet e bukes, fara chia ose fara susami qe te “thahet” pak masa, qe te behet e pershtatshme per qofte.
  8. Merrni dhe formoni topa qoftesh dhe hapini sa pellemba e dores dhe vendosini ne nje pjate.
  9. Hidhni disa fara susami ne nje pjate te sheshte dhe rrotulloni aty te gjitha qoftet.
  10. Vendosini qoftet ne frigorifer per te pakten 30 minuta qe te pushojne.
  11. Hidhni pak vaj ulliri ne nje tigan dhe tiganisini derisa te marrin nje ngjyre te arte.

femra-moderne.com