Gjyshja me ne forme ne bote feston 80 vjetorin

Per te gjithe ju qe nuk gjeni vullnetin te filloni palestren dhe te ktheheni ne forme, ju prezantojme me Ernestine Shepherd nga Baltimora, e cila eshte nje nga femrat bodybuilder me te vjetra. 

Me 16 qershor 2016 Ernestine festoi 80 vjetorin e lindjes dhe fiziku i saj eshte i ngjashem me te nje 20 vjecareje. Per me teper qe ajo akoma vazhdon te marre pjese neper kompeticione dhe maratona te ndryshme.

Sic thote dhe vete Ernestine, per pjesen me te madhe te jetes se saj ajo nuk ka qene nje person aktiv dhe nuk i pelqente shume ushtrimet fizike. Ajo ka filluar te merret me aktivitet fizik ne moshen 56 vjecare, se bashku me motren e saj. Te dyja u dashuruan pas ushtrimeve aerobike dhe filluan te merrnin pjese ne kompeticione sportive.

Ne vitin 2010, zonja atletike u fut ne Librin e Rekordeve Guinness si femra me e vjeter bodybuilder.

Cdo dite ajo e fillon aktivitetin e saj ne oren 3 te mengjesit, kur fillon meditimin dhe me pas niset per nje vrap te lehte. Ne 8 te mengjesit fillon me stervitjen personale dhe ne mbremje fle gjume heret, jo me vone se ne oren 10 te darkes.

Me gatimin ne familjen e saj merret bashkeshorti i saj, Colin, nje njeri i mrekullueshem me te cilin eshte martuar prej 60 vjetesh. Dieta e saj perfshin: oriz, gjokse pule, lajthi, drithra, veze si dhe shume sasi uji.

Ernestine i siguron te gjitheve qe kushdo mund te filloje te kujdeset per trupin e vet ne cdo moshe. Pjesa me e veshtire eshte te mos heqesh dore, edhe kur askush nuk te mbeshtet.

Ne jemi vertet te mrekulluar nga kjo grua, e cila tregon se sa e forte dhe karizmatike eshte. Mjafton ta shikoni dhe te frymezoheni prej saj.

femra-moderne.com