Kremi mbrojtes ndaj rrezeve te diellit: gjithcka qe duhet te dini

Nje gje e dime me siguri: kremi mbrojtes ndaj rrezeve te diellit nuk duhet te mungoje asnje dite gjate veres. Por pse jane kaq te nevojshem, si veprojne dhe si te lexojme siglat? Lexoni me poshte per keto dhe shume te tjera…

Gjatë këtyre viteve, vëmendja ndaj dëmeve të mundshme të diellit ka qenë kaq e lartë, saqë shtëpitë kozmetike kanë shpërthyer. Dhe kanë shpenzuar kohë dhe burime në këtë kërkim. Nga laboratorët vijnë zbulime dhe risi, që ju ndihmojnë të mbroni lëkurën dhe të shijoni plotësisht ngrohtësinë e verës.

Të nxijnë apo të mbrojnë nga dielli?

Kremrat diellorë të gjeneratës së fundit bëjnë akoma më shumë. Tendenca e përgjithshme e kozmetikës moderne është të krijojë produkte me veprim të dyfishtë ose më shumë. Kjo ndodh sidomos me kremrat diellorë, ndaj të cilëve publiku është më kërkues. Kur blihet një produkt që zgjat vetëm një verë, pretendohet që të shërbejë për shumë gjëra. Por, a është me të vërtetë e mundur që njëkohësisht të nxihesh dhe të dobësohesh, të luftosh celulitin ose rrudhat? Kjo varet nga cilësia e produktit, por është e vërtetë që cilësia e principeve aktive të një kremi fuqizohet pikërisht nga dielli. Në fakt, i nxehti zgjeron poret e lëkurës dhe, si rrjedhojë, favorizon më shumë depërtimin e kozmetikut.

Dobësues

Ky lloj produkti ju ndihmon të skulpturoni, dobësoni dhe lëmoni pikat kritike klasike: vithet, ijet, kofshët. Sekreti? Në krem gjendet një përzierje ekstraktesh bimore dhe detare (si ananas dhe gështenjë e egër; centelë dhe alga), të njohura për vetitë e tyre reduktuese dhe drenuese. Favorizojnë largimin e ujrave që priren të depozitohen në indet e ijeve dhe kofshëve, duke shkaktuar celulit. Në krahasim me çdo lloj produkti tjetër dobësues, kremi diellor ka avantazhin e të aplikuarit shumë herë gjatë ditës. Ja, pse mund të japë rezultate më të mira. Vetëm se nuk duhet ndërprerë kura kur të ktheheni nga plazhi. Që të arrihen efekte të dukshme, një kozmetik duhet përdorur për të paktën katër javë rresht. Këshilla? Kur të ktheheni nga plazhi, vazhdojeni trajtimin me një anticelulit normal.

Antirrudhë

Të gjithë kremrat diellorë duhet të kenë veprim antimoshë. Midis efekteve negative të diellit është pikërisht prodhimi i radikaleve të lira, që bëjnë pjesë midis përgjegjësve kryesorë të plakjes së lëkurës. Japonezët kanë zbuluar një përbërës që stimulon një proteinë (metalotioneina), në gjendje të anullojë efektet e radikaleve të lira. Kjo proteinë, që zakonisht prodhohet në mënyrë natyrale nga lëkura, ngadalësohet nga veprimi i diellit. Në fakt, rrezet e diellit vonojnë prodhimin e saj, duke i dhënë radikaleve të lira një avantazh të dukshëm.

Vetënxirësit

Deri tani ekzistonin vetëm kremrat vetënxirës që përdoreshin në qytet, të cilët mundësonin të paturit e një lëkure të nxirë gjatë gjithë vitit. Tani ekzistojnë edhe kremra të tillë, që mund t’i merrni me vete gjatë pushimeve. Bëhet fjalë për një linjë të re produktesh, që kanë një faktor mbrojtës mesatar (spf 8 dhe 15) dhe që veprojnë edhe si vetënxirsës. Praktikisht, mbrojnë nga rrezet UVA dhe UVB dhe, për më tepër, stimulojnë prodhimin e melatoninës. Funksionojnë kështu: kozmetiku mund të aplikohet në shtëpi, një orë para se të shkoni në plazh, duke patur mundësi që të mbërrini në plazh me një ngjyrë të bukur. I vetmi paralajmërim: nëse e aplikoni në plazh, prisni të paktën 30 minuta para se të futeni në det.

Antinjollë

Me kalimin e viteve, trupi ynë fillon të prodhojë gjithnjë e më pak melaninë. Dhe, sidomos, në mënyrë johomogjene. Kjo shpjegon prirjen, te më pak të rinjtë, për t’u nxirë me njolla. Është zbuluar se soja rregullon mekanizmin e e pigmentimit të lëkurës, duke favorizuar nxirjen e njëllojtë.

Po makijazhi?

Për ato që duan të duken të papërballueshme edhe në plazh, ekzistojnë kremra pudër kompaktë (Pikenz), të lëngshëm (Shiseido) ose pluhur (Lancaster, Helena Rubinstein, Marbert), që garantojnë një makijazh të përsosur dhe një mbrojtje të sigurtë kundër diellit. Disa prej tyre, si Pikenz dhe Shiseido, i rezistojnë edhe ujit. Për një makijazh të përsosur.

Kujdes me siglat

Spf (sunburn protection factor). Janë tre shkronjat që tregojnë faktorin e mbrojtjes së një produkti diellor. Dhe gjithmonë ndiqen nga një numër. Kjo vlerë llogaritet në bazë të Med-it (doza eritemore minimale), d.m.th sasia minimale e nevojshme që dielli të shkaktojë skuqje të lëkurës (eritemë) jo shumë të dukshme.

Wr (water resistent). Do të thotë rezistente ndaj ujit dhe bazohet në një metodë të aprovuar nga Fda (Food and Drug Administration, enti amerikan,që rregullon regjistrimin e ilaçeve dhe ushqimeve). Për të patur markën Wr, një produkt duhet të vërtetojë se mbetet efikas edhe pas dy kredhjeve në ujë, nga 20 minuta secila dhe njëra pas tjetrës. Nëse është Very Wr, do të thotë se është shumë rezistente ndaj ujit dhe mbetet efikase edhe pas katër kredhjeve nga 20 minuta secila.

femra-moderne.com