Ekspozimi ne diell: ndiqni rregullin e hijes

Ekspozimi ne diell per te perfituar nxirjen aq shume te deshiruar, ka disa rregulla qe duhen ndjekur, ne menyre qe te mos merrni efektet negative te rreveze te forta te diellit. Rregulli kryesor eshte ai i hijes: mjafton të rrini më këmbë dhe të masni gjatësinë e hijes suaj. Nëse është më e vogël se lartësia juaj e vërtetë, kjo do të thotë se dielli është pranë zeniti dhe rrezet UVB janë në maksimumin e fuqisë së tyre dhe nuk sugjerohet te beni banjo dielli.

Midis rrezeve që mbërrijnë në lëkurën tonë, kur shkojmë në plazh, janë edhe rrezet UVB, përgjegjëset kryesore të djegieve: B është për “burning”, që do të thotë pikërisht djegie.

Mijëra herë më të fuqishme se rrezet UVA, ato godasin shtresën më sipërfaqësore të lëkurës, duke stimuluar prodhimin e melaninës. Melanina nuk është gjë tjetër veçse një trashje e lëkurës sonë, e dobishme për të mbrojtur qelizat.

ekspozimi

Rrezet ultravjollcë janë më të forta në momente dhe vende të veçanta: në mesditë, në pranverë, në verë, në vendet më pranë ekuatorit.

Ja pse duhet të futeni në hije në orët qendrore të ditës dhe është gjithashtu arsyeja pse dermatologët amerikanë flasin për “rregullën e hijes”.

Mjafton të rrini më këmbë dhe të masni gjatësinë e hijes suaj. Nëse është më e vogël se lartësia juaj e vërtetë, kjo do të thotë se dielli është pranë zeniti dhe rrezet UVB janë në maksimumin e fuqisë së tyre. Në këto raste, është me rrezik të shtriheni përsëri nën diell.

femra-moderne.com