4 receta te thjeshta me prodhime deti

Receta të thjeshta për t’u gatuar. Janë shumë të shijshme dhe të lehta. Ja 4 pjata me bazë fruta deti, që të ndiheni sikur jeni gjithmonë me pushime dhe t’i tresni pa u lodhur

Oriz me fruta deti

Përbërësit për 1 person: 60 g oriz, 50 g kallamare, 50 g midhje, 50 g sepie, 50 g qepë, 1 thelpi hurdhë, 1 lugë e vogël vaj ulliri, një tufë majdanoz, kripë

  • Lani dhe prini në copa sepiet dhe kallamaret. Lajini mirë. Pastroni midhjet. Qëroni hurdhën dhe qepën.
  • Në një tenxhere hidhni vajin, hurdhën, qepën dhe gjysmën e majdanozit të grirë. Gatuani frutat e detit në zjarr të ulët pa kapak.
  • Ndërkohë zieni orizin në ujë të bollshëm me kripë.
  • Sapo të jetë bërë bashkojeni me frutat e detit te skuqura. Shtoni pjesën tjetër të majdanozit të grirë dhe servireni.

Gjuhëz aromatike

Përbërësit për 1 person: 120 g fileto gjuhëze, 2 lugë bukë të grirë, lëngun e një limoni, 1 thelpi hudhër, 1 tufë majdanoz, 2 gjethe sherbelë, pak rigon, pak spec djegës pluhur, 1 lugë e vogël vaj ulliri, kripë

  • Grijeni hudhrën bashkë me gjysmën e majdanozit dhe sherbelës.
  • Në një tas përzieni vajin me rigonin dhe piperin djegës, shtoni edhe ato që gritë më parë dhe hidhini sipër peshkut. Lëreni për gjysmë ore te marinohet.
  • Grini pjesën tjetër të mbetur të përbërësve, hidhuni kripë, shtoni edhe bukën e grirë. Përbërjen përdoreni për të lyer peshkun.
  • Vëreni mbi letrën e furrës dhe piqeni në furrë për 20 minuta në temperaturën 200 gradë.
  • Mëlmojeni me lëngun e limonit dhe servireni.

Sallatë me qiqra, patëllxhanë dhe açuge

Përbërësit për 1 person: 70 g qiqra të pjekura, 150 g patëllxhanë, 50 g qepë, gjysmë filete açugë, 10 g ullinj të zinj pa farë, 50 g selino, 1 tufë majdanoz, 1 lugë e vogël uthull, 1 lugë e vogël vaj ulliri, kripë

  • Priteni patëllxhanin në katrorë të vegjël dhe prisni hollë qepën. Në një tigan skuqni dy perimet me një lugë të vogël vaj.
  • Hidhni qiqrat e pjekura në një tas dhe bashkojini me perimet, selinonë e grirë, açugën e prerë në copa të vogla, ullinjtë e zinj dhe majdanozin e grirë.
  • Përgatisni një përzierje me uthull dhe kripë dhe hidheni te sallata. Përziejini mirë dhe servireni.

Troftë deti me ullinj

Përbërësit për 1 person: 150 g filetë trofte, 40 g domate të vogla, 10 g ullinj të zinj pa fara, 2 lugë verë të bardhë, 1 tufë majdanoz, pak rigon, 1 lugë e vogël vaj ulliri, kripë

  • Në një tigan hidhni vajin, rigonin, domatet e prera në copa të vogla dhe skuqini në zjarr të ulër për 3 minuta. Shtoni peshkun dhe rregullojeni për kripë.
  • Skuqeni në zjarr të ulët për disa minuta, hidhni verën dhe lëreni të avullojë në zjarr të fortë, më pas uleni flakën dhe skuqeni për 8 minuta, duke e rrotulluar një herë.
  • 5 minuta përpara mbarimit hidhni ullinjtë dhe majdanozin e grirë.

femra-moderne.com