A ju shendosh martesa? Ja cfare thone studiuesit…

Shume thone qe martesa te shendosh, te tjere thone qe jo… Por ne te vertete studiuesit kane disa te dhena interesante per ju…

Cdo jave dalin studime te reja me faktore te rinj qe tregojne arsyet pse ju po shendosheni. Lerini menjane karbohidratet ne darke, ose mungesen e gjumit si shkaktare te shtimit në peshë. Duket se një nga fajtorët kryesorë mund të jetë personi tjetër i shtrirë prane jush në shtrat: sipas nje studimi, të dashurit mund të sabotojne padashur përpjekjet e njëri-tjetrit për të humbur peshë.

Ndersa disa studiues te tjere kanë monitoruar me teste të ndryshme fizike dhe pyetësorë periodikë stilin e jetesës, shëndetin dhe formën fizike të personave për një periudhë kohore prej tre vjetësh, gjatë të cilës një pjesë e mirë e njerëzve ishin martuar, të tjerë ishin divorcuar dhe një pjesë kishin mbetur beqarë.

martesa2

Nga rezultatet e ztudimit u pa se gratë që kishin mbetur beqare gjatë gjithë periudhës së studimit kishin një formë fizike më të mirë në krahasim me shoqet e tyre të martuara, madje përgjatë këtyre viteve kishin përmirësuar formën e tyre fizike. Duket se martesa nuk ndikon mire per formen fizike te shumices se grave.

Për meshkujt, rezultatet ishin më të këqija, nga martesa, të martuarit kishin humbur pothuajse të gjithë formën e tyre fizike, ndërsa beqarët pjesërisht kishin shpëtuar nga ky fat i hidhur. Për meshkujt, që gjatë studimit ishin përballur me një divorc, format fizike përkundrazi ishin përmirësuar.

Me pak fjalë, nëse martesa është në prag, më mirë të regjistrohemi në palestër dhe jo vetëm për të na ndenjur bukur fustani që kemi zgjedhur për ditën e dasmës, por edhe për të qenë në formë në vitet pasardhëse. E mira do ishte te martesa te mos ju ndaloje te shkoni ne palester te pakten 2-3 here ne jave

femra-moderne.com