Sipas nje studimi, jane tre gjera kryesore qe shumica e njerezve nuk i dine per kremin mbrojtes ndaj diellit. Kremi me faktor mbrojtës duhet përdorur çdo ditë vitit në fytyrë, ashtu si duhet përdorur çdo ditë edhe në pjesët e ekspozuara të trupit.
Shkencëtarë të Northwestern University të Fakultetit të Mjekësisë Feinberg vëzhguan disa pacientë dhe zbuluan që dy të tretat e tyre nuk dinin të deshifronin etiketat e kremit të diellit dhe nuk kuptonin si funksiononte ai. Këtu janë disa statisitika nga studimi. Shiko sa e informuar je.
- Pothuajse të gjithë, saktësisht 93 për qind e të pyeturve, nuk e dinin që një krem dielli duhet të ketë shënimin “broad spectrum” (spektër i gjerë) nëse do të mbrojë lëkurën nga plakja e parakohshme.
- Rreth treçerku nuk e dinin që SPF-ja parandalon vetëm djegien nga dielli, jo plakjen e lëkurës (rrezet UV-B shkaktojnë djegien ndërsa UV-A për plakjen).
- Pothuajse gjysma e njerëzve nuk e kishin fare idenë për sasinë që duhet të aplikonin.
Sigurisht studimi survejoi vetëm një grup të vogël njerëzish.
Të paktën kërko për fjalët “broad spectrum” në ambalazh që të jesh e mbrojtur plotësisht dhe të dukesh sa më bukur.
Mesoni me shume duke lexuar edhe keto artikuj te tjere:
https://femra-moderne.com/kremi-mbrojtes-ndaj-rrezeve-te-diellit-gjithcka-qe-duhet-te-dini/
https://femra-moderne.com/si-mundet-nje-krem-te-frenoje-veprimin-e-diellit/
8 rregulla per t’u mbrojtur nga dielli