Ja sa eshte masa e duhur e kremit diellor qe duhet te aplikoni

Sa eshte masa e duhur e kremit diellor qe duhet te aplikoni? Së tepërmi apo shumë pak? Ndonjëherë është e vështirë të stabilizohet se sa krem duhet përdorur gjatë një dite në plazh. 

Sipas një kërkimi të laboratoreve franceze, zakonisht përdoret vetëm një e treta e asaj që do të ishte e nevojshme. Në këtë mënyrë lëkura nuk mbrohet ashtu si mendohet, sidomos nga mosha 18 e më pas.

Me kalimin e moshës, humbet pjesërisht një thesar i vogël që gjithëkush nga ne e ka që nga fëmijëria: aftësia e organizmit për të ndrequr, vetvetiu, dëmet e rrezeve UVA dhe UVB.

Prandaj, si rregull, është ta teproni me sasinë e kremit. Aq më tepër që sot ekzistojnë edhe produkte të reja me veprim të dyfishtë.

Për të arritur faktorin mbrojtes ndaj diellir (SPF, e cila mbron nga rrezet UVB te diellit), ju duhet të përdorni përafërsisht dy miligram krem për centimetër katror të lëkurës. Ne praktike i bie te aplikoni rreth 2 luge gjelle me krem mbrojtes ndaj diellit per te gjithe pjesen e ekspozuar te trupit dhe fytyres. Nëse jeni duke përdorur një spray, aplikoni deri sa ne lekure te shfaqet shkelqimi.

How effective is your sunscreen? | www.scienceinschool.org

Mos harroni se kremi duhet të ri-aplikuar çdo dy orë, ose edhe më shpesh pas notit, djersitjeve të rënda, ose fshirja me peshqir.

Gjithashtu mos harroni se, nuk ka rëndësi se sa shumë krem ju aplikoni, SPF-ja duhet të jetë 15 ose më e lartë për mbrojtje adekuate – dhe në mënyrë ideale 30 ose më e lartë nese kaloni kohë të gjatë jashtë.

femra-moderne.com