Keto këshilla jane për prindërit, te cilet ndonjehere, ose shpeshhere, e humbasin toruan me femijet e tyre, duke u bertitur, madje edhe qelluar. Sipas childmind.org nese mbani nen kontroll zerin tuaj, edhe femijet do jene me te qete. Atehere, ju ftojme te lexoni keto keshilla:
- Identifikoni ndërveprimet problematike: Pikasni problemet e zakonshme që ju acarojnë ju dhe fëmijët tuaj.
- Krijoni vazhdimësi: Krijoni rutina të thjeshta të zbatimit të detyrave hap pas hapi dhe orientoni fëmijët me orare, per te mos permendur levdatat dhe përgëzimet.
- Merrni ne konsiderate ngacmuesit: Jini të vetëdijshëm për faktorët që ngacmojnë sjelljen problematike të fëmijës suaj dhe parapërgatisni reagimet tuaja të qeta.
- Të kuptuarit = durim: Është e rëndësishme që prindërit të njohin dhe të kuptojnë aftësitë e fëmijëve sepse kjo i ndihmon ata të jenë më të duruar.
- Menaxhoni kohën: Përpjekja për të bërë sa më shumë gjëra shkakton stres. Kur prindërit bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, fëmijët shfaqin më shumë sjellje negative.
- Qetësohuni: Kur e shikoni se situata po tensionohet, zmbrapsuni dhe merrni frymë.
- Shkëpututni: Shkëputuni nga situatat dhe sjelljet problematike derisa të mblidhni veten në mënyrë që të mos i fryni zjarrit.
- Mësoni të dorëzoheni dhe të qeshni me problemin: Mësoni ta lironi situatën dhe t’ia lehtësoni jetën vetes, por edhe femijes.
- Kërkoni mbështetje: Është me shumë rëndësi të keni një rreth miqsh dhe të afërmish që ju ndihmojnë në ditë të këqija kur nuk mundeni ta qetësoni vetveten. Ose bashkohuni me ndonje grup prinderish ne facebook, ose blogje prinderish qe tregojne ditet e tyre – keshtu do kuptoni qe s’jeni te vetem ne kete gjendje. Ka edhe prinder te tjere si ju.
- Shprehni ndjenjat tuaja: Në varësi të moshës së fëmijës suaj, ju mund t’i shprehni ndjesitë që keni me fëmijën tuaj pasi të jetë qetësuar situata. Mund t’i tregoni per ndjenjat tuaja, qe ndiheni te injoruar ose nuk ndiheni te respektuar. Mund te mundoheni t’i shpjegoni se ju po bertisnit sepse humbet toruan, jo se e kishit drejtperdrejt me femijen. Mundohuni t’ja shpjegoni ndjenjat tuaja femijes.