Studim: Disa kile me teper ju ndihmojne te jetoni me gjate

Disa kile me tepër mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë, tregon një studim danez. Njerëzit që janë vetëm pak mbipeshë kanë një jetëgjatësi më të madhe se sa të tjerët. Domethënia e vërtetë e këtyre gjetjeve mbetet gjithësesi e dyshimtë

Sipas një studimi të ri danez, njerëzit që në bazë të indeksit të masës të tyre trupore (BMI), janë pak mbipeshë, por jo obezë, kanë tendencë të jetojnë më gjatë se sa njerëzit me peshë normale. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në vitet ’70 të shekullit të kaluar, tregojnë të dhënat daneze, njerëzit që kishin qenë objekt i studimeve dhe që kishin shanset më të mira për të jetuar më gjatë, prireshin të kishin një BMI normale, që luhatej midis 18.5 dhe 25. Kush është 1.65 metra i gjatë dhe peshon 68 kg ka një BMI 25.

Për ata që ndodhen në ekstreme – tejet nënpeshë apo obezë – të dhënat daneze tregojnë një rritje të rrezikut të vdekjes nga të gjitha shkaqet, veçanërisht nga sëmundjet kardiovaskulare. Pra, për ta efektet e dëmshme të lidhura me rritjen në peshë, kanë tendencën të shfaqen tek vlerat me peshë absolute më të ulët. Gjithësesi studimi i ri, mund të na tregojë diçka më shumë në lidhje me përfitimet shëndetësore të jetesës në Danimarkë (të gjithë pjesëmarrësit e studimit të jetojnë në Kopenhagen). Praktikisht të gjitha danezët janë të përfshirë në një sistem universal të kujdesit shëndetësor, i cili kujdeset për banorët që nga djepi e deri në varr.

Ka mundësi që në dekadat e fundit, përparimet në mjekësi sa i përket trajtimit të diabetit të tipit 2, hipertensionit dhe niveleve të larta të kolesterolit, të kenë patur një ndikim të madh tek njerëzit që janë mbipeshë – një faktor që rrit rrezikun për këto kushte patologjike – sesa tek ata që kanë patur peshë normale.

Pavarësisht nga kjo dhe paralajmërime të tjera, raporti – i cili u botua në “Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane” i shtohet provave në rritje se një peshë shtesë e vogël, sidomos pas moshës së mesme, mund të mos jetë aq e dëmshme për shëndetin, sa mendohej më parë.  Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë për të vërtetuar, se vetë shtimi në peshë është një faktor mbrojtës.

Ndoshta kjo nuk është pesha në vetvete, por vetëm aftësia për të fituar peshë si një shenjë e shëndetit. (Humbja e peshës në mënyrë të pavullnetshme është shpesh shenjë e ndonjë sëmundje.) Pra, të shtosh disa kilogramë me kalimin e moshës qenka jo vetëm një shenjë e shëndetit të mirë, të paktën deri kur nuk shtohet aq shumë sa për t’u bërë i sëmurë.

femra-moderne.com