Ajri dhe uji i bregdetit ka një efekt pozitiv në shëndetin e njeriut, gjë që është vërtetuar edhe nga një studim britanik. Konkretisht është zbuluar se sa më shumë afër detit jetojnë njerëzit, aq më shumë kanë tendencën të jenë të shëndetshëm. Gjithsesi duhet thënë se nuk janë vetëm ata të zonave bregdetare që kanë përfitim, por edhe ata që shkojnë për pushime aty.
Mirëpo Ben Wheeler, një ekspert i shëndetit publik nga Kolegji i Mjekësisë dhe Stomatologjisë në Universitetin e Exeter, nuk është i sigurt nëse kjo ka të bëjë thjesht me ajrin e kripur. Më shumë është i mendimit se deti ka një ndikim qetësimi te njerëzit, apo se ata të cilët jetojë afër tij, kanë një nxitje plus për të dalë e për të marrë përfitimet që ofron klima detare.
Dr. Wheeler shpjegon: “Nuk duhet të keni domosdoshmërisht një pamje të detit për të përfituar nga ai. Efekti mund të jetë pozitiv edhe tek ata që qëndrojnë në një qytet, apo zonë të ashtuquajtur bregdetare”.
Jetesa në bregdet ka një efekt pozitiv në shëndetin e njeriut, gjë që është vërtetuar edhe nga një studim britanik.
Rezultatet e sugjeruara nga ky studim ishin të rëndësishme për të kuptuar, se me ç’vazhdimësi njerëzit shkojnë në bregdet dhe ç’ndikim kishte ai në jetën e tyre. Përfundimet e këtij kërkimi u publikuan në gazetën “Health and Place”.
Gjithashtu, studimi tregoi se përfitimet më të varfëra nga deti kanë ata njerëz të cilët vuajnë prej sëmundjeve dhe bëjnë më pak lëvizje e ushtrime fizike.