Pokémon GO është një lojë për celularët, e cila ka vetëm pak ditë që ka dale në tregun e internetit, por që është bërë aq shumë e pëlqyer saqë as krijuesit e saj nuk po i besojnë suksesit.
Ajo po ndryshon dinamikat e rrjetit, por edhe jetën e lojtarëve. Ja përse:
Te përdoruesit ka shkaktuar dhimbje këmbësh- Për të gjetur Pokémon-ët përdoruesit duhet të spostohen fizikisht nëpër qytet dhe për të mbledhur sa më shumë prej tyre ata duhet të bëjnë kilometra të tërë në këmbë. Nëse loja u hyn në zemër, s’ka gjë që i pengon. Por, në fund këmbët vuajnë pasojat. Pra loja bën mirë pasi i vë në lëvizje dhe në aktivitet përdoruesit, por nëse me të teprohet, atëherë ajo kthehet në rrezik për shëndetin e këmbëve.
Pokémon GO shkarkohet më shumë se sa Tinder- Tinder është një nga aplikacionet më të çmuara për “telefonat e zgjuar” në të gjithë botën. Nëse nuk e dini se për çfarë shërben, është e rastit ta mësoni: qëllimi i këtij aplikacioni është njohja e personave të rinj për të gjetur dashurinë. Lajmi që ka shokuar është fakti se për nga shkarkimi Pokémon Go ja ka kaluar në shifra, çka do të thotë se përdoruesit e preferojnë shumë këtë lojë për t’u argëtuar.
Kanë lindur shërbime taksie për lojtarët- Kjo duket si e pabesueshme, por tashmë ka ndodhur me të vërtetë: në disa qytete amerikane, ku qytetarët dëshironin të mblidhnin sa më shumë Pokémon, disa taksistë kanë vënë në dispozicion makinat e tyre për këdo që është i interesuar të mos lëviz në këmbë.