Te vishesh me te bardha, tendenca e veres

E bardha është ngjyra e verës, lëkura më në fund është e bronxtë dhe kemi të gjithë dëshirë të veshim një ngjyrë që të bën të shkëlqesh. Një këshillë e vogël, shfrytëzoni të gjitha tonalitetet e kësaj ngjyre të pastër dhe mos humbisni rastin të luani me aksesorët me ngjyra të ndezura që bëjnë kontrast.

Nuk është aq e lehtë që të vishet, mbi të gjitha kur do ta veshësh nga qyteti në plazh, duke kaluar tek fundjavat dhe daljet me miket.

  • Për një dalje me mikeshat zgjidhni një look komod, të lehtë dhe patjetër ato do ta vlerësojnë.
  • Për një darkë vere kur dielli ende nuk ka perënduar, zgjidhni panatallonat për një pamje elegante.
  • Klasike në qytet, kur të gjithë janë në det dhe ju jeni ende në punë sillni verën në zyrën tuaj dhe zgjidhni një komplet të gjithë të bardhë, pa hequr dorë nga eleganca.
  • Nga zyra për një aperitiv qëndron gjithmonë dilema më e madhe. Nëse në zyrën tuaj nuk është e përshtatshme një pamje tërësisht e bardhë, mund të kombinoni fundin e bardhe dhe një palë sandale elegante të bardha. Do të ishin perfekte për të gjithë ditën.
  • Në plazh, më në fund me këmbët në rërë mund të visheni e gjitha me të bardha , por mos harroni të kombinoni aksesorët si një çantë e bukur dhe një palë syze.

Shikoni fotot me disa nga kombinimet me te bukura:

femra-moderne.com