Mjedra zë një rol të rëndësishëm për shëndetin falë të mirave përfituese të mëdha të këtij fruti antioksidues.
E pasur me minerale, vitaminat A dhe C, mjedra ruan organizmin dhe forcon sistemin imunitar. Nje nga studimet e fundit tregon edhe per vlerat e fuqishme te ketij fruti ne menaxhimin e mbipeshes. Ky frut me ngjyrë dhe me një aromë të këndshme, është i njohur që nga antikiteti duke luftuar plakjen e parakohshme. Tani ju tregojme disa nga përfitimet e mjedrës.
I koncentruar me virtute
Vitamina A dhe C e pranishme tek mjedrat kontribuon për të përforcuar grupet e gjakut dhe të përimrësojë mbrojtjen e organizimit, duke sulmuar stresin. Fuqia e antioksidantëve që gjenden tek mjedra e bën një mbrojtës të mirë për rigjenerimin e lëkurës, lufton dëmet nga plakja e parakohshme dhe favorizon pastrimin e organizimit.
Aleat i grave
Mjedra mund t’i japë ndihmë shumë grave gjatë periudhës së shtatzënisë, tensionit, të përzierave etj. Tradicionalisht çaji me gjethet e mjedrës përdorej nga gratë që ishin afër lindjes, pasi besohej se ky frut ndihmonte në qetësimin e mitrës.
Dietë për lëkurën
Rrugë e lirë në sallatat e frutave dhe merendat me bazë mjedrën e freskët, kos dhe fruta të thata , e pasur me magnez dhe Omega 3.
Vlerat anti-kancer
Fuqia antioksiduese dhe anti-inflamatore e fito-nutrienteve te mjedrave ndihmojne shume ne luften kunder kancerit. Fito-nutrientet qe gjenden tek mjedrat luftojne kancerin e gjirit, cerviksit, zorres se trashe, ezofagut dhe prostates. Vlerat ushqyese te mjedrave luajne rol te madh ne uljen e stresit oksidativ, ne reduktimin e inflamacioneve dhe ne uljen e prodhimit te qelizave kancerogjene.
Përdor edhe gjethet
Tek mjedrat janë të vlefshme frutat, por edhe gjethet, të cilat mund të mblidhen gjatë sezonit. Duke i tharë dhe konservuar mund t’i përdorësh ato për çajra, duke luftuar infeksionet si dhe zvogëlimn e nivelit të sheqerit në gjak.
Efekti Detox
Nëse dëshiron të përgatitësh një çaj me efekt detoksikues (per heqjen e helmeve nga trupi), përgatit një çaj dhe ruaje në frigorifer për disa ditë. Më pas e përdor për të lyer lëkurën. Falë përfitimeve antifiamatorr, mjedra qetëson irrritimet dhe favorizon eleminimin e toksinave.