Nga Anna Gannon.
Më lini të sqaroj paraprakisht se unë e dashuroj faktin që jam nënë.
Kur njerëzit thonë se e kanë njohur dashurinë e vërtetë vetëm pasi janë bërë prindër, nuk e ekzagjerojnë. Është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në jetë.
Por do të gënjeja nëse do thosha se nuk më ka munguar jeta që bëja përpara se të bëhesha nënë.
Më shumë se gjithçka më mungon koha që kaloja e vetme. Më mungon një shëtitje e gjatë, pa parë orën çdo sekondë. Më mungon koha kur nuk kisha asnjë preokupim. E urrej të kthej kokën në të kaluarën, por shpesh dëshiroj të kem atë pamjen e relaksuar, të shijoj një leksion Yoga, apo një vrapim të gjatë. E urrej kur ndjej që nuk jam më interesante. Dhe urrej faktin që jam bërë një dëgjuese e keqe, sepse në çdo moment i kam veshët tek ime bijë. E urrej që nuk i kam asnjëherë të dyja duart bosh dhe për më tepër urrej pasigurinë nëse po bëj një punë të mirë çdo ditë me vajzën time.
Por, adhuroj të jem nënë.
Thonë që për të ecur përpara në jetë, duhet të lirohemi nga ajo që kemi qenë.
Kështu, sot është koha për t’i thënë lamtumirë asaj që isha përpara se të bëhesha nënë.
E dashur “vetja ime përpara se të bëhesha nenë”.
Të dua seriozisht, por ka ardhur koha të të lë të shkosh.
Por më parë dua të të them që jam krenare për ty. Në 31 vjet je rritur shumë, më shumë nga çfarë kisha imagjinuar. Nuk u dorëzove kurrë dhe bërë gjithçka për tu bërë një njeri më i mirë. Kurajoja jote për të ecur përpara është një frymezim.
Të falënderoj që i ndoqe ëndrrat dhe zemrën tënde. Nuk ishte një shëtitje e thjeshtë, por të falenderoj që i ktheve në mësim goditjet e jetës. U ngrite pas çdo goditjeje, duke parë gabimet e tua pa fajësuar të tjerët.
Të falënderoj që ke marrë përgjegjësi, që ke njohur modestinë dhe që kuptove se nuk është turp të thuash “nuk e di”.
Të kam thënë ndonjëherë që je e mrekullueshme? Seriozisht, kur shikoj fotografitë, shikoj aq shumë energji, entuziazëm dhe frymezim. Je shumë e bukur dhe kam dashur të ta them shumë kohë më parë.
Por, e dashur “vetja ime përpara se të bëhesha nenë” duhet të shikosh pamjen time fantastike tani, si nënë. Kam rrathë poshtë syve, disa kilogramë me tepër dhe flokët gjithmonë të parregulluara. Mbaj makijazhin që kisha që dje dhe nuk kam larë as dhëmbët…
Jam rrezellitëse.
Duhet ta shikosh sa e fortë jam tani, dhe s’e kam fjalen per muskujt (ato jane zbutur ca). E kam per forcen qe ndjej ne zemer. Qaj shpesh sepse nuk jam ndjerë kurre më parë kaq e gjallë dhe kaq e lidhur. Është e mrekullueshme të ndjesh gjithçka kaq përzemërsisht.
Nuk fle shumë tani, por mendja ime është më e fortë se kurrë. Jam një supergrua e ditëve moderne. Në një ditë arrij të mbaroj shumë punë, të cilat më parë i kryeja për një javë. Por kjo nuk është një garë, ti me ke përgatitur mua për këtë. Ti më ke përgatitur që më parë për të bërë këtë hap drejt mëmësisë.
Të falënderoj për të gjitha këto.
Por tani, e dashur “vetja ime përpara se të bëhesha nenë” duhet të të lë të shkosh. E shikon sa kam ndryshuar dhe jam një njeri ndryshe.
Jam një nënë.
Por mos u shqeteso. Ti me ke pergatitur ta dua veten time si nene, te kem me shume dhembshuri per te dhe ta le te lire te gjeje rrugen e saj te re.
Do të thosha se “Do më mungosh”, por nëse ti do ta shikojë vajzën time, do ta kuptoje se është e pamundur të ndjesh mungesën e asaj që ishte më parë, kur ke atë në krahë.