Genti Daku,17 vjeçari shqiptar shpallet nxënësi më i mirë në Amerikë

Genti Daku, eshtë biri i dy emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ja ka dalë të shkëlqejë duke përfunduar maturën me medalje ari dhe duke u renditur në më të mirët e SHBA-së.

Ai është 17 vjeç dhe në vjeshtë do të fillojë studimet në Harvard, ndërkohë që gjatë dy verave të fundit, ka kontribuuar në Shqipëri duke mbledhur fonde që fëmijët të mësojnë anglisht në një kamp veror në Radomirë të Dibrës.

Duke dale nje nga studentet me te mire, bashke me 129 te tjere ne te gjithe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Genty eshte dekoruar nga Presidenti Barack Obama si një ndër studentët më të mirë të këtij shteti.

Genti Daku nxënës i shkollës së Backburgut, më pas student i Harvard-it ia ka arritur që kaq i ri të jetë i suksesshëm. Zgjedhja e tij mes 129 studentëve të tjerëve u bë pas rezultateve të tij të SAT-it, në matematikë dhe lexim. Genti kishte kapur 2390 pikë.

genti

“Unë pata rekomandim nga këshilltari im i cili më udhëzoi të shkruaja gjashtë ese. Ishin ese në lidhje me ndikimin që kam pasur në komunitetin tim, bindjet e mia”, rrëfen Genti për mediet amerikane.

Ai njëkohësishtshkroi për fondacionin e prindërve të tij “Fondacioni Shqiptar i së Ardhmes”, ku Genti u mëson të rinjve anglisht. Ai u shpall gjysmë-finalist dhe më 4 maj mori lajmin e mirë.

Studentët shqiptarë kanë treguar aftësitë e tyre duke rrëmbyer medalja përtej kufijve. Vetëm pak ditë më parë ishte Gledi Kallço nga Durrësi i cili u rendit i treti në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës që u zhvillua në Hong-Kong.

Rasti i Gentit tashmë ka nisur të shpërndahet në rrjetet sociale, si shembull i suksesit dhe model për bashkëmoshatarët e tij.