A eshte Jennifer Lopez shtatzene perseri ne moshen 47 vjecare? Gossipcop.com ndan te verteten nga e genjeshterta.
Ka pak dite qe qarkullojne thashetheme dhe fjale per nje shtatzani te mundshme te Jennifer Lopez. Revista Life & Style raportoi para disa ditesh lajmin ne kopertine. Pas lindjes së binjakëve të saj disa vite më parë, ajo po pret fëmijën e tretë me të dashurin aktual, Casper Smart, i cili është 19 vite më i ri se ajo. Jennifer nuk mund të jetë më e lumtur që ka mbetur shtatzënë me Casperin.
Edhe ai është tejet entuziast dhe shpreson se do të jetë djalë. Por me moshën që ka Jennifer, ajo dëshiron vetëm që fëmija të jetë i shëndetshem, pa marrë parasysh se a është vajzë apo djalë”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren.
Casper po e trajton si nje mbretereshe, po ja ploteson te gjitha nepset. Thashethemeberesit gjithashtu pretendojne se ai ka vite qe i pergjerohet Jennifer-it per nje femije se bashku.
Por ka shume te paverteta ne kete lajm. GossipCop.com thote se Jennifer NUK është shtatzënë, dhe burimi i ketij lajmi është siguruar nga persona të brendshëm te artistes. Ne realitet cifti ka kohe qe eshte duke menduar te adoptoje nje femije.
Eshte apo nuk eshte, akoma nuk dihet me te vertete, pasi edhe artistja s’ka bere ndonje lajmerim. Presim e te shohim. Koha do tregoje te verteten.