Mbesa i rrefen gjyshes se burri e tradhtonte. Pergjigja e gjyshes e la pa fjale…
Një grua e re në moshë kishte shkuar t’i bente vizite gjyshes se saj dhe për t’i rrëfyer vështirësitë e saj që haste me jetën. Ajo kishte zbuluar se burri i saj po e tradhtonte.
“Gjyshe, unë po heq dorë. Thjesht nuk jam aq e fortë për ta përballuar këtë. Gjithçka duket se po shkon keq, dhe kur një problem duket se po zgjidhet, paraqiten dhjetra të tjerë më të rëndë. Të betohem se nuk mund ta përballoj më këtë situatë.”
Gjyshja e shikoi atë, fshiu lotët e saj tharë nga qarja e fuqishme dhe e çoi në kuzhinë. Gjyshja mbushi tri tenxhere te vogla me ujë dhe i la në zjarr. Kur filluan të vlojnë, tek njëra vendosi karrota, tek tjetra vezë dhe tek e fundit kokrra kafeje.
Të dyja qendronin të heshtura dhe shikonin tenxheret me ujë të vluar. Pas 20 minutash, i largoi përbërësit nga tenxheret dhe i vendosi në enë të veçanta.
“Trego, çfarë po sheh?” – i tha gjyshja.
“Karrota, vezë dhe kafe” – u përgjigj ajo.
“Shijoi karrotat, pastaj merre një vezë dhe në fund pi një gllënkë kafe.”
Mbesa veproi ashtu siç i tha gjyshja dhe e pyeti: “Cfarë po përpiqesh të më thuash gjyshe?”
“Shiko, e dashur, secila prej këtyre ushqimeve u përball me të njejtën sasi të ujit dhe secila ka reaguar në mënyra të ndryshme. Karrota ka përbërje të fortë. Megjithatë, kur ajo zihet në ujë të nxehtë, ajo zbutet. Veza është e brishtë, vetëm lëvozhga e hollë e mbron atë, mirëpo pas vlimit ajo forcohet. Kafeja është e ndryshme në krahasim me dy përbërësit e tjerë. Në vend që uji ta ndryshojë atë, kafeja e ndryshon ujin.”
Cila prej këtyre je ti? Kur të këqijat të trokasin në derë, si reagon? A je si karota, e cila nga pamja e jashtme duket e fortë, por me dhimbje dhe trishtim bëhesh e butë dhe e humb fuqinë, apo ndoshta si veza, e cila i përshtatet ndryshimeve të nxehtësisë dhe behet me e forte?
A je nga ato persona që kanë shpirt energjik, por kur i godet ndonjë e keqe siç është rast vdekje apo humbja e punës, atëherë ti bëhesh e brishtë dhe jo fleksibile?
Mbesa e dëgjoi dhe tentoi të gjejë përgjigje se ku e shihte veten.
“Apo ndoshta je si kokrra e kafesë së bluar, e cila ndryshon ujin, si rezultat i së cilës rrethanat e kanë çuar në ndryshim? Kafeja në fund lëshon një aromë të kendshme. Nëse je si kafeja, kur gjërat duken shumë keq, në vend që të heqësh dorë, ti bëhu më e mirë dhe më e fortë – ti ndrysho situatën dhe rrethanat përreth teje, dhe mos lejo që rrethanat të të ndryshojnë ty. Bëhu sikur kafeja, mbesa ime e dashur, gjithmonë përpiqu të jesh e tillë” – e këshilloi gjyshja.
Mbesa e përqafoi gjyshen dhe shkoi për të biseduar me burrin e saj.
Si përfundim, njerëzit më të lumtur nuk i kanë të gjitha të mirat, as nuk e kanë çdo ditë mjaltë dhe jetën vaj. Sekreti i njerëzve të lumtur është se ata nxjerrin më të mirën nga çdo situatë që u vjen para.