Nga Charlie Chaplin
Kur fillova ta dua veten, zbulova se ankthi dhe vuajtja emocionale ishin vetëm shenja paralajmëruese, se po jetoja kundër të vërtetës time. Sot, unë e di që ky është “ORIGJINALITETI”.
Kur fillova ta dua veten, kuptova se sa shumë mund të ofendohet dikush, kur unë përpiqem të imponoj dëshirat e mia tek ky person, edhe pse e dija që koha nuk ishte e duhura, dhe ky person nuk ishte gati, dhe ndonëse ky person isha unë. Sot unë e quaj “RESPEKT”
Kur fillova ta dua veten, pushova së dëshiruari një jetë të ndryshme dhe nisa të shoh se gjithçka që më rrethonte, po më ftonte të rritesha. Sot, unë e quaj “PJEKURI”.
Kur fillova ta dua veten, kuptova që në çdo rrethanë, unë jam në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe çdo gjë ndodh saktësisht në momentin e duhur. Kështu që mund të jem i qetë. Sot, unë e quaj “VETEBESIM”.
Kur fillova ta dua veten, ndalova së vjedhuri kohën time dhe pushova së hartuari projekte të mëdhaja për të ardhmen. Sot, bëj vetëm atë që më sjell gëzim dhe lumturi, gjërat që më pëlqen t’i bëj
dhe që e bëjnë zemrën time të ngazëllehet dhe i bëj në mënyrën time dhe sipas ritmit tim. Sot unë e quaj “THJESHTESI”.
Kur fillova ta dua veten, u çlirova nga çdo gjë që nuk është e mirë për shëndetin tim – ushqimi, njerëzit, gjërat, situatat dhe çdo gjë që më vinte përfund dhe më largonte nga vetvetja. Në fillim, këtë sjellje e quaja egoizëm të shëndetshëm. Sot, e di që është “DASHURI PER VETVETEN”.
Kur fillova ta dua veten, pushova së përpjekuri për të patur gjithmonë të drejtë dhe që atëherë, kam qenë gabim, më rrallë. Sot zbulova që kjo është “MODESTI”.
Kur fillova ta dua veten, pushova së jetuari në të kaluarën dhe së shqetësuari për të ardhmen. Tani jetoj vetëm për momentin, ku ndodh GJITHCKA. Sot unë jetoj çdo ditë dhe e quaj “PERMBUSHJE”.
Kur fillova ta dua veten, kuptova se mendja ime mund të më trazojë dhe mund të më sëmurë. Por pasi e lidha me zemrën time, mendja ime u bë një aleat i vyer. Sot, këtë lidhje unë e quaj “URTESIA E ZEMRES”.
Nuk kemi më nevojë t’u trembemi debateve, përballjeve, apo problemeve me veten dhe të tjerët.
Edhe yjet bien, dhe atje ku përplasen, lindin botë të reja.
Sot, unë këtë e quaj “JETE!”