Keto jane 5 ngjyrat që ju nxjerrin më shumë në pah nxirjen qe keni marre gjate diteve te veres.
Është ky moment i vitit që çfarëdo që të veshim, dukemi më bukur për shkak se lëkura jonë pak a shumë ka marrë një ngjyrë më të errët. Kate Smith, e kompanisë Sensational Color, në një intervistë për WhoWhatWear, ka treguar pesë ngjyrat të cilat kur i veshim e tregojnë lëkurën tonë edhe më të nxirë.
Ja cilat janë ato:
Nuancat e lengshme të së kuqes me rozen. Ngjyra e shalqirit, pjeprit, lengu i manaferrave, por edhe cdo tonalitet i rozes kontraston shume bukur me lekuren e nxire.
E bardha. Në të gjitha versionet. Lexoni edhe: Te vishesh me te bardha, tendenca e veres.
Ngjyrat e detit. Të gjitha nuancat e blusë do të bëjnë kontrast të paparë me lëkurën tuaj.
Nuancat e ngrohta të agrumeve. Siç është portokallia dhe e verdha e theksuar e lime.
Nuancat e rozes. Nuancat e ngrohta të rozës, korale dhe e trendafilta shkojnë shumë me lëkurën e nxirë të verës.