Detaje nga dasma me e madhe shqiptare, ajo e Princ Lekes II dhe Elia Zaharia

Detaje nga dasma madheshtore e Princ Lekes II dhe Elia Zaharia

Të vetmen dasmë mbretërore që ka ndodhur në Shqipëri shumë vite më parë, shqiptarët e njohin vetëm përmes pamjeve filmike dhe fotografike, por shumë shpejt ata do të përjetojnë një ngjarje të ngjashme, që pritet të bëjë xhiron e botes. Nipi i mbretit Zog, do të kurorëzojë martese me një vajzë nga Shqipëria, artisten Elia Zaharia.

Ambientet e Pallatit Presidencial do të mirëpresin ceremoninë madhështore të dasmës ne datën 8 tetor, që me ç’parashikohet, do të tërheqë vëmendjen maksimale të publikut. Gjithë familjet mbretërore europiane dhe më gjerë, janë ftuar të jenë dëshmitarë me gjithë shkëlqimin dhe sharmin që i karakterizon.

Zilet e kambanave kanë rënë me kohë për Princ Leka II dhe zonjushë Elia Zaharia.
Një vajzë, si gjithë vajzat shqiptare, Elia Zaharia që si në përralla e gjeti “princin e kaltër”, thotë se dasma e saj nuk do të jetë një dasmë si gjithë të tjerat. Te paktën jo si dasmat e organizuara dekadat e fundit në Shqipëri.

princi_leka_elia_zaharia2

Martesa e parë mbretërore

Dasma mbretërore që jo për koincidencë, do të zhvillohet në datën e lindjes se Mbretit Zog, do këtë pike takime me dasmën e gjyshit të Princ Lekës me atë që quhej “trëndafili i bardhë hungarez”.

Në 27 prillin e vitit  të largët 1938, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në ambientet e Pallatit Mbretëror në Tiranë, sot akademia e Shkencave. Monarku Ahmet Zogu vuri kuroren martesore me princeshën Geraldina Apony. Kontesha hungareze  kishte bukuri të rrallë, aq sa në enciklopedinë e princeshave europiane njihej me emrin “Trëndafili i bardhë Hungarez”. Geraldina ishte vetëm 25 vjeç kur vuri kurorë me 42-vjeçarin, Ahmet Zogu.
Takimi i parë mes tyre u realizua në Tiranë ne vigjilje të Vitit të Ri, ku diplomatët shqiptarë i prezantuan mbretit në një ballo vajzën 21-vjeçare, për të cilën gazetarët shkruanin më shumë adhurim e dashuri. Në kujtimet e saj Geraldina është shprehur se ishte dashuri me shikim të parë dhe tregon se në momentin kur do të trokiste gotën me mbretin, dora iu drodh dhe gota i ra në dysheme.

“Asnjëherë nuk e largoi vështrimin nga unë, ndërsa më ofroi një gotë shampanjë. Gishtat tanë u prekën dhe në atë çast dritat u vagëlluan. Ishte pikërisht mesnatë dhe kështu e donte zakoni shqiptar. Ngaqë isha në angështi, e lëshova gotën, e cila u thërrmua në mijëra cifla kristalesh të vogla. E ndjeva se u zbeha në fytyrë, por Mbreti qeshi. Ciflat sjellin fat,- tha ai në gjermanisht dhe më ra në dorë si për të më siguruar. Jehona e dymbëdhjetë tik-takeve të mesnatës ende nuk ishte fashitur, kur një valë e fortë duartrokitjesh dukej se do ta shembte dhomën. Nga të gjitha anët dhe në të gjitha gjuhët u dëgjua thirrja: Fat të bardhë! U ndjeva si asnjëherë më parë. Kisha rënë në dashuri”.

Në një ceremoni mondane, me pjesëmarrjen e dhjetëra diplomatëve të huaj, u zhvillua ceremonia e martesës mes Ahmet Zogut dhe konteshës. Edhe një fakt tjetër do t’i shtonte notat e rëndësisë kësaj ceremonie krejt të rrallë. Dasma u mbulua nga 80 gazetarë vendas dhe të huaj. Lajmi bëri xhiron e botës duke dalë në faqet e para të gazetave.

Martesa e dytë mbretërore

Çdo vajzë ndihet si një princeshë në ditën më të veçante të jetës. Edhe për Elian me siguri do të jetë kështu dhe ndoshta pak më shumë. Elia Zaharia, është tashmë princesha që rrëmbeu jo vetëm zemrën e princit Leka por edhe te publikut. Elia Zaharia, dikur pjesëtare e grupit muzikor “Spirit Voice” rrëfen detaje kur takoi Princ Leken. Takimi në një bar të Tiranës në vitin 2002 do të pasohej nga shumë takime të tjera.

“Takimi ynë ndodhi në vitin 2002, në atë kohë kam qenë pjesë e grupit “Spirit Voice”. Ky takim u pasua nga shumë takime të tjera”

Mediat më me zë të Europës, si Hola TV nga Spanja apo M6 nga Franca janë vetëm disa nga televizionet që po përcjellin ndërkombëtarisht përgatitjet e dasmës, dhjetëra gazetarë të tjerë të huaj pritet ta mbulojnë ceremoninë martesore. Ka edhe revista si ajo suedeze me emrin “Svensk Damtidning” e cila i ka kushtuar një reportazh dasmës mbretërore te Zogut dhe Geraldines, vite me vone e njëjta revistë ka shfaqur të njëjtën interes për dasmen e princit Leka dhe Elias.

Princi-Leka-dhe-Elia-Zaharia

Përveç intervistave, çifti Elia dhe Princ Leka duan që dasma të shërbejë si reklame për Shqipërinë, pasi gazetaret që po e pasqyrojnë atë janë bërë pjesë e turit turistik nga Alpet deri në Rivieren shqiptare. “Vendosëm të ftojmë personalitete për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të promovohet, media ndërkombëtare është ftuar të ndjekin eventin, por kemi projektuar edhe udhëtime me ta nga Alpet e veriut deri ne Rivierë. Janë akredituar shume gazetare, kemi pasur median qe kane ardhur te na takojnë për te realizuar reportazhe si ajo spanjolle Hola TV, atë franceze M6 etj.”.

Elia tregon se përgatitjet për dasmën kane nisur prej kohesh. Ftesat siç e kërkon protokolli i’u janë shpërndarë familjeve mbretërore europiane dhe jo vetëm, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumë prej tyre, por për çështje sigurie emrat nuk mund të behën publik.

“Ftesat familjeve mbretërore europianë u janë shpërndarë prej kohësh siç e kërkon protokolli, lista e konfirmimeve është përtej pritshmërive tona. Emrat e tyre nuk mund t’i bëjmë publik për arsye sigurie. Ndërsa ftesat janë shpërndarë brenda vendit vetëm për familjarët tanë deri tani”.

princi_leka_elia_zaharia

Ceremonia e dasmës së dytë mbretërore

Pallati i Presidencial pas kaq shumë viteve duket se do të marrë shkëlqimin mbretëror qoftë për një natë, kujtojmë se Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldina nuk jetuan asnjë ditë në rezidencën, e cila u projektua nga tre arkitekte italiane.  Mbreti nuk e mori kurrë me mend se para se të ndërtohej pallati do të detyrohej të linte vendin nga pushtimi italian. Ndërkaq, italianët e mbaruan ndërtimin për mbretin e tyre Viktor Emanuel, i cili gjithashtu nuk e përdori as edhe një ditë të vetme, për të rënë më pas në duart e komunistëve, të cilët nuk e shkatërruan.

Dasmorët do të akomodohen në ambientet e jashtme ndërsa ceremonia e kurorëzimit është planifikuar të mbahet në Dhomen e Fronit ose siç quhet ndryshe në “Sallën Skenderbe”. Dekori do të jetë romantik. Nusja e ardhshme nuk ngurron të na zbuloje disa detaje lidhur me fustanet që do të veshë, për unazat të cilat janë porositur në Belgjikë si dhe për pjesëmarrjen e gjithë klerikëve në dasme, një tradite tipike kjo e familjes mbretërore shqiptare.
“Nuk do të jetë vetëm një fustan, do të jenë disa të tillë. Fustanet do dizenjohen nga stiliste shqiptare, ende nuk e kemi vendosur nëse do të ketë elementë tradicionale, folklorikë. Unazat janë porositur në Belgjikë, ndërsa gjithë kleri shqiptarë do ta bekojë këtë dasmë me një lutje. Duam të tregojmë që Shqipëria edhe pse një vend kaq i vogël, përcjell një mesazh universal siç është toleranca fetare”.

Çifti po ndihmohet për përgatitjet e dasmës nga kompani të specializuara europiane për këtë lloj eventesh si dhe po merr këshilla protokolli nga familje mbretërore mike.

Historia përsëritet në mënyrën e saj, asgjë nuk është rastësi…

Një detaj interesant, janë ftesat  te cilat janë shkruar me kaligrafinë e piktorit Avni Delvina, nipit te ish -ministrit të Drejtësisë Hiqmet Delvina, njeriut që dikur firmosi martesën e monarkut Zog dhe Geraldines, moment ky i përjetësuar ne këtë fotografi. Dasma mbretërore shqiptare me të ftuar elitar të gjakut blu nga të katër anët e botës do të jetë padyshim dasma e vitit që do të mbahet mend gjatë.

Burimi: VOAL

femra-moderne.com