Gruaja e Kryeministrit te Singaporit me kulete 15 $ dhe ka nje arsye te mire per kete

Gruaja e Kryeministrit te Singaporit mban kulete 15 dollareshe gjate vizites ne Shtepine e Bardhe. Por nuk eshte cmimi i kuletes ajo qe vlen te theksohet, por fakti qe kuleta eshte dizenjuar nga nje 19-vjecar me autizem, i cili merr te ardhurat qe i takojne nga shitja. 

Dihet qe te gjitha grate e kokave drejtuese te shteteve zakonisht preferojne te kene veshje dhe aksesore te shtrenjte dhe firme neper vizitat e tyre ne shtete te tjera. Por Ho Ching, gruaja e Kryeministrit te Singaporit ka nje opinion tjeter per kete. Ajo zgjodhi nje kulete xhinsi me stampime dinosauri me cmim 15 dollate per viziten zyrtare ne shtepine e bardhe.

Dhe nuk eshte cudi qe shume shpejt keto kuleta do kene kerkese te madhe. Ne fakt, nuk behet fjale per nje kulete dosido. Ajo eshte dizenjuar nga nje student singaporian ne Pathlight School, shkolla e pare per autike ne Singapor. 19-vjecari Seetoh Sheng Jie ka qe ne femijeri qe eshte i fiksuar pas dinosaureve, prandaj zgjodhi kete print per kuleten. Cdo artikull i krijaur nga studentet e Pathlight School shitet nga nje shitës me pakicë dhe dizenjuesit marrin perqindjen per cdo shitje te artikujve te tyre.

https://www.instagram.com/p/BImDxMjgOg9/?utm_source=ig_embed

Me mbajtjen e kesaj kulete ne nje rast te tille, Ho Ching ka vendosur te mbeshtese kete ide madheshtore. Ajo eshte gjithashtu mbeshtetese e Shoqates se Autizmit te Singaporit, organizata qe ka marre nismen e ketij projekti.

Veprimi i saj është dëshmi se mirësia dhe veprat e mira janë ende gjallë.

femra-moderne.com