Nëse patjetër duhet të rraskapiteni në palestër, të paktën bëjeni në mënyrën më të efektshme. Lexoni këtu dhe vihuni në lëvizje
Më mirë step apo tapis roulant?
Varet. Nëse doni të ndenjura si ato të Naomit, që duken sikur janë vizatuar me kompas, duhet të merrni parasysh se do të lodheni duke bërë step. Puna bëhet edhe më e vështirë sepse, për çdo hap, ngrini të gjithë peshën e trupit, ndërsa po i njëjti numër lëvizjesh në tapis roulant nuk jep të njëjtin efekt. Po djersisni vetëm duke e menduar? Atëherë zgjidhni këtë të fundit, por rrisni përkuljen në 20-30 përqind: do të punoni më shumë në pjesën e poshtme të vithes.
Herë pas here ndalojeni vrapin dhe ecni: kështu konsumoni shumë më tepër!
Cili të dobëson më shumë, vrapi apo ecja?
Nëse arrini të bëni 1 km në 12 minuta thjesht duke ecur, nuk është e nevojshme që të lodheni duke bërë vrap. Kështu digjni 4 % të kalorive më tepër sesa kur bëni vrap të lehtë. Eshtë e pabesueshme por e vërtetë: është më e vështirë të ecni shpejt sesa të vraponi dalëngadalë.
Për të djegur kaloritë, më mirë janë pajisjet apo aerobia?
Të dyja këto aktivitete prodhojnë të njëjtën humbje kalorike, por vetë body building prodhon një efekt të tillë për të cilin trupi juaj vazhdon të djegë yndyrna edhe pas palestrës. Një këshillë: nëse kombinoni peshat + vrapin do të keni një fizik fantastik.

Mbizotëron dembelizmi? Bëni gjimnastikë me partnerin tuaj.
Kundër mërzitjes: Nëse jeni një nga ato që u hapet goja për gjumë pas 10 minutash nxehjeje, zgjidhja është të shkoni në palestër me një djalë. Shfrytëzojeni si trajnerin tuaj personal. Të bërit gjimnastikë do të jetë më pak e lodhshme për ju dhe, sidomos, nuk do t’ju kushtojë fare. A e vëmë me bast?
Përzierje e dyfishtë: Zgjidhni kurse që t’i bëni të dy bashkë, si kickboxing. Psikologjikisht është një arsye për të mos lënë mësimin. Përveç të tjerash, aktiviteti në çift nxit konkurrimin. Dhe mund të jetë një rast i mirë për të “larë” disa hesape të lëna pezull. femra-moderne.com