A është e nevojshme “t’i ndreqim” fëmijët e turpshëm? Si duhet te sillemi me femijet e turpshem dhe te gjitha arsyet pse keta femije jane te mrekullueshem…
Ne jetojmë në një shoqëri që i japim më shumë vlerë njerëzve ekstrovert. Kur kemi te bejme me fëmijë qe kane personalitet të kundërt me ketë, ështe e rëndësishme që ne të mësojnë se si t’i mbështesim ata. Megjithese nuk eshte e lehtë. Kur prindërit apo persona të tjerë mundohen të korrigjojnë, apo ndreqin, një fëmije te turpshem, fëmija nënkupton se ai nuk është i pranuar. Ndërkohë ne duhet t’i tregojmë atij se është mëse normale të mos jesh njësoj me të tjerët.
Psikoterapistja Andrea Nair thotë se, prindërit duhet ta mbeshtesin me shume natyren introverte të fëmijës së tyre. Prinderit gjithashtu duhet t’i bëjnë me dije se i kuptojne ndjenjat e femijeve.
“Prindërit nuk duhet tu qëndrojnë gjithë kohës te koka fëmijëve të turpshem dhe te heshtur, por duhet të kuptojnë që këta fëmijë marrin më shumë kohë për të fituar siguri dhe për t’ia dalë” thotë Susan Cain, autore e librit “Qetësia: Fuqia e introvertëve në një botë që s’pushon së foluri”.
Cain tregon se një e treta e njerëzve janë introvertë (persona që preferojnë të dëgjojnë më shumë se të flasin) dhe këta individë janë të pajisur me disa cilësi të tjera siç janë inovacioni, kreativiteti dhe ndjeshmëria, që po ashtu kontribuojnë në shoqëri.
Prindërit mund të ndihmojnë fëmijët të zgjerojnë kufijt e tyre, ndërkohë qe jane edhe duke respektuar natyrën e tyre, me anë të përdorimit të strategjive konkrete për të përballuar situata stresuese sociale, thotë Reist.
Në përgjithësi, autorët mbeshtesin idene e një ekspozimi gradual ndaj situatave të sikletshme sociale që përjeton fëmija. Nese femija juaj ndihet ne siklet kur shkon ne nje feste dhe shikon te gjithe femijet e tjere dhe prinderit aty, psikologet keshillojne qe, ju të shkoni të parët në festë, në mënyrë që fëmija juaj të familjarizohet me ambjentin dhe te mësohet ngadalë me mbushjen e vendit plot me fëmijë.
Shumica e fëmijëve introverte do të mësojnë të ndryshojne personalitetet e tyre në situata të caktuara shoqërore, si një mënyrë për t’u përshtatur, sidomos gjatë adoleshencës, kur marrëdhëniet me shoket bëhen gjithnjë e më e rëndësishme.
Reist sugjeron ta nxini fëmijën e ndrojtur të kërkoje modele dhe të shikojë mënyrën se si ata ndërveprojnë me të tjerët. Prinderit mund te jene nje nga keto modele qe femija ta shikoje dhe kopjoje. Tregojini femijes se si mund te nderveproje me njerez te tjere ne jeten e perditshme: ne dyqan, me miqte dhe familjaret.
Kur arrijnë në moshë të rritur, shumë introvertë arrijnë një lloj aftësie që Cain e quan “ekstrovert i shtirur”. Reist dhe Nair bien dakord se, edhe kur përdoren strategji për përballimin e situatave sociale, fëmija duhet ta ketë të qartë se është mëse ne rregull, që ai të kthehet në qetësinë e tij, nese deshiron.
Kur keta femije jane pjese e jetes tone, ne duhet te kujdesemi per ta. Ata s’kane asgje “te keqe”, perkundrazi, ndjeshmeria e tyre duhet menduar si nje dhurate e bukur. Me kalimin e kohes, gjithcka do shkoje ne vendin e vet, edhe pse mund te mos i pelqejne disa situata shoqerore. Keta lloj femijesh zgjedhin te qendrojne prane njerezve qe pelqejne dhe te bejne aktivitetet qe pelqejne.
Por nëse vëreni se fëmija juaj shfaq ecuri të dobët për shkak të frikërave, qan në situata ku lotët nuk kanë vend, izolon veten rregullisht apo ka shpërthime të shpeshta emocionale, ai mund të jetë duke përjetuar çrregullim social të ankthit dhe duhet të vlerësohet nga profesionisti i fushës, shkruan Today’s Parent.