Te gjithe ne duam te rrisim femije qe te dine se si te punojne fort per te pasur dhe krijuar gjithcka qe duan ne jete. Askush nuk do donte te rriste nje femije, i cili mendon se bota i ka borxh atij, i cili mendon se ai eshte i lindur per te patur gjithcka deshiron. Gjithashtu duam të rritim një fëmijë që ndjen se i meriton bekimet e bollëkut shpirtëror, emocional, fizik, por edhe jeten e pasur. Jeta e pasur duhet të jetë e drejta e çdo fëmije që ne lindje. Por si mund të rritim një fëmijë që ta ndjeje se i meriton – por jo si “të drejte e detyruar”?
Mos e ngopni urinë emocionale të fëmijës me pasuri
Uria materiale është shpesh një shenjë e nevojës për tu ndjerë i përkujdesur, i pranuar, i dashur nga të tjerët. Shpesh kur prindërit ndjehen me faj që nuk po kalojnë shumë kohë me fëmijët e tyre, u blejnë atyre gjera. Kur fëmija nuk pushon së kërkuari sende, ky është një alarm dhe duhet të mendoheni të ndryshoni jetën tuaj për të qënë më të pranishëm emocionalisht në jetën e fëmijëve.
Inkurajoni fëmijët të fitojne të mirat e tyre materiale
Shpesh, kur prindërit i kap ankthi i parave, tallen ose i poshterojne fëmijët kur ata “kërkojnë” gjera materiale. “Ti ke shume lodra, qe nuk i perdor”, ose “Ti i keqtrajton lodrat, prandaj nuk te blej asgje”, ose “mjaft ke, s’te duhen te tjera”, “Mos kujton se parate rriten ne peme?” – Te gjitha keto i tregojne femijes se ai nuk e meriton ate qe po kerkon (ne fakt e meriton), se eshte lakmues (ne fakt te gjithe jemi, te gjithe duam gjera), qe ai s’ka fuqine per te patur ate qe do ne jete (gje qe e ben ate te inatosur dhe te deprivuar).
Nderkohe qe me mire do ishte t’i thonit: “E degjova cfare kerkon… Por sot nuk kemi ardhur per kete gje. (Kjo tregon prioritetet!). Ose mund t’i thoni: “Jo, nuk do ta marrim sot. E shoh sa shume te pelqen. Deshiron ta shtojme tek lista e dhuratave te ditelindjes tende? E di qe ditelindja eshte larg, por nese atehere vazhdon akoma ta deshirosh kaq shume, do ta marrim patjeter”. Mund ta inkurajoni te beje pune, per te cilat mund te paguhet dhe keshtu mund ta bleje vete lodren qe deshiron. Si psh, te beje pazarin per fqinjen tuaj te moshuar. Ose te pastroje gjethet poshte pallatit… Por mos i quani pune qe paguhen, punet e shtepise qe i ka per detyre t’i beje.
Kjo i meson femijet te bashkepunojne per te arritur ate qe duan. Nuk eshte mire t’i japim femijeve gjithcka materiale qe ata kerkojne, sepse mund t’i krijohet pershtypja se do t’i jepet gjithcka duan, kur ta duan ne jete. T’i mësosh fëmijëve se nëse punojnë fort, mund të arrijnë çdo gjë që duan, kjo eshte shume e rendesishme.
Jepini fëmijës shanse të kuptojë vlerën e punës
Fëmijët duhet të mësojnë se me punë mund t’i bejne realitet endrrat e tyre. Fëmijët mësojnë më shumë kur i fitojnë gjërat vetë sesa kur u jepen në dorë. Për më tepër, ndjekja e një qëllimi është kënaqësi në vetvete.
Mësojeni fëmijën si të mbajë një punë
Zakonisht fëmijët mund të fillojnë të punojnë në shtëpi, por me kalimin e kohës ata duhet të mësojnë të punojnë jashtë shtëpisë, për persona të tjerë në mënyrë që të përballen me përgjegjësi të vërteta.
Jepni shembullin tuaj
Fëmijët nuk do të bëjnë gjithmonë atë që thoni ju, por do të bëjnë gjithmonë atë që bëni ju. Nëse ju duhet me patjetër të blini telefonin e fundit, kështu do reagojë dhe fëmija juaj. Nëse jeni mirënjohës për aq sa keni, kështu do të jetë edhe fëmija juaj.
Jeta sot rrotullohet rreth konsumimit dhe grumbullimit të gjërave dhe është shumë e vështirë të mos e ndjesh këtë ndikim. Kjo vlen edhe për të rriturit, ndaj duhet të qartësoheni ju të parët për qëndrimin tuaj në mënyrë që t’ua përcillni atë fëmijëve tuaj.
Mësojeni fëmijën të fusë në llogari dhe dëmtimet e sendeve
Nëse fëmijët paguajnë nga kursimet e tyre për telefonat e humbur, xhamat e thyer nga topi, apo xhupat e harruar, ata do të mësojnë të vlerësojnë dhe të mbajnë mirë gjërat që kanë në vend që të presin zëvendësimin e menjëhershëm të tyre nga të tjerët.
Sfidoni idenë se lumturia blihet
Prindërit nuk janë të vetmit edukues për fëmijët. Media po ashtu luan një rol të fuqishëm në shpërndarjen e mesazhit se qëllimi i jetës është sa më shumë para e sa më shumë materiale. Sigurisht që shembulli i prindërve është më i fuqishëm, por prindërit duhet vazhdimisht të kundërshtojnë apo monitorojnë ndikimin e këtyre filozofive të jetës të shpërndara nga media.
Ndihmojeni fëmijën të kënaqet nga lloje të ndryshme shpërblimesh
Blerjet janë një varësi pasi dopamina çlirohet në trup kur ne marrim atë që dëshirojmë, por gjërat materiale e kënaqin urinë tonë shumë shpejt dhe ne sërish duam të blejmë. Ndihmojini fëmijët të marrin kënaqësi të tjera përveç blerjeve. Një fëmijë që zhvillon pasione në fusha të ndryshme dhe i praktikon ato seriozisht, riorganizon impulse në trurin e tij dhe merr kënaqësi nga shumë gjëra.
Dhuroni si familje
Fëmijët kanë nevojë për rrethana të caktuara që të vlerësojnë ato që kanë, që do të thotë se ata duhet të shikojnë se ndërsa ata mund të mos kenë çdo gjë që duan, ata kanë mjaftueshem gjëra. Kur fëmijët shohin se ka edhe persona që kanë më pak, nxiten të dhurojnë. Organizoni dhurime të vogla si familje.
Jetoni me cilësitë që do donit t’i trashëgonit fëmijës suaj
Çfarë ka më shumë rëndësi për ju? Njerëzit që doni? Të bëni mirë në jetë? Të ndiqni pasionet? E sigurt që përgjigia juaj nuk është “gjerat materiale”. Fëmija juaj duhet t’i dëgjojë qartë ato që kanë rëndësi për ju dhe të shohë si e shfaqni ju këtë. Kështu ata mësojnë se jeta është më shumë se arritjet dhe grumbullimi i materialeve. /ahaparenting.com/