Nje studim i fundit tregon se zhurmat e ambjentit pengojnë të mësuarit tek fëmijet e vegjel
Ambjenti në të cilin ndodhet fëmija, duke përfshirë llojet e stimujve dhe numrin e tyre, ndikojnë si dhe çfarë mëson fëmija. Një studim i ri ka gjetur se zhurmat në sfond, në shtëpi apo në shkollë, e bën më të vështirë mësimin e fjalëve të reja tek foshnjët. Studimi po ashtu gjeti se ofrimi i ndihmave shtesë gjuhësore ndihmon fëmijët e vegjël të rikuperojnë efektet e zhurmave në sfond.
Studimi eshte kryer nga Universiteti i Wisconsin-Madison, dhe eshte botuar ne gazeten Child Development.
“Mesimi i fjaleve eshte nje aftesi e rendesishme qe i mundeson femijeve themele te forta per arritje akademike” – thotë Brianna McMillan, nje nga psikoleget e studimit.
“Shtëpitë moderne janë të mbushura plot me shpërqëndrues siç janë televizori, radio, dhe njerëz duke folur, që mund të ndikojnë mënyrën si fëmija mëson fjalë në moshë të hershme. Ky studim sugjeron se të rriturit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për sasinë e të folurave në sfond kur ndërveprojnë me fëmijët e vegjël” – vazhdon McMillan.
Studimet rreth ndikimit të zhurmave në ambjent sugjerojnë se, shumë zhurmë mund të ndikojë tek zhvillimi konjitiv dhe psiko-fiziologjik i fëmijës. Kjo shfaqet më pas në performancë të dobët akademike dhe rritje e nivelit të kortizolit dhe rrahjeve të zemrës.
Megjithate, ne realitet fëmijët rrallë herë gjenden në ambjente të qeta kur mësojnë. Prandaj autorët e studimit sugjerojnë reduktimin e zhurmave në ambjent sa të jetë e mundur dhe theksimin e informacioneve të rëndësishme nga mësuesit dhe prindërit.