Keshilla qe ndihmojne mesuesit ne mesimdhenie

Mënyrën e shpjegimit e vendosin mësuesit, jo nxënësit. Te pakten keshtu thone studiuesit.

Shumë universitete të njohura Amerikane u zhytën në studime për secilën nga mënyrat e të nxënurit që preferoheshin nga nxënësit dhe pas gjithë këtyre studimeve u hodh poshtë ideja se nxënësi mëson më mirë nëse shpjegimi i mësuesit i përputhet mënyrës së tij të preferuar të të nxënurit.

Për të maksimizuar të nxënurin, studiuesit sugjerojnë teknikat e mëposhtme:

Përqëndrohuni tek lënda

Në vend që ta përputhni shpjegimin me stilin përkatës të të nxënurit që ka nxënësi, është më e arsyeshme ta lidhni stilin e mësimdhënies me lëndën që po shpjegoni. Për shembull, nëse po iu mësoni fëmijëve piano, do të duhet një mënyrë mësimdhënie që angazhon fiziksht nxënësit për t’i rënë pianos, pavarësisht se stili i tyre i të nxënurit mund të jetë nëpërmjet dëgjimit apo nëpërmjet shikimit.

Nxirrini fëmijët nga zonat e rehatise

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut tregojnë se pavarësisht se individët shpesh parapëlqejnë vetëm një mënyrë të caktuar të nxënuri, mundet që kjo mënyrë t’iu mësojë atyre shumë pak. Kjo ndodh sepse të nxënurit duhet të jetë punë e vështirë dhe ndonjëherë mesuesit duhet t’i shtyjnë fëmijët përtej rehatit për të arritur suksese të vërteta akademike.

Jini një mësimdhënës fleksibël

Kur mësoni një fëmijë, monitoroni me kujdes progresin. Nëse ai ka vështirësi, ndryshoni mënyrën e mësimdhënies. Nuk ka asnjë metodë të vetme që i garanton mesuesit të nxënurin më të mirë të mundshëm nga ana e nxenesit.

Praktikoni një stil të përzier mësimdhënjeje

Studimet tregojnë se në sa më shumë mënyra të ndryshme të shpjegohet një koncept, aq më mirë do e mësojnë atë fëmijët. Ndaj, në vend që të shpjegoni vetëm në një mënyrë, ofroni një kombinim të mënyrave auditive, vizuale dhe kinestetike të të mësuarit.

Theksoni përpjekjet

Nga hulumtimet eshte vene re se, në fushen e edukimit nuk ka mënyra të lehta. Prandaj sigurohuni që po përgëzoni të gjitha përpjekjet e nxënësit tuaj. Kështu e ndihmoni atë  të vlerësojë punën e bere për arritjen e objektivave te tij.

femra-moderne.com