50 vite studime tregojnë pasojat që kane shpullat tek femijet

50 vite studime konfirmojnë pasojat që kane shpullat tek femijet. Studimi i publikuar këtë vit ka analizuar 160.000 fëmijë. Eshtë një nga studimet më të plota që është kryer ndonjëherë me këtë temë.


Sa më shumë goditen fëmijët, aq më të prirur janë ata për të kundërshtuar prindërit dhe për të përjetuar sjellje të mëdha antisociale, agresivitet, probleme të shëndetit mendor dhe vështirësi konjitive. Keshtu tregon analiza e 50 viteve studim, e kryer nga ekspertët e Universitetit të Austin dhe Miçiganit.

“Ne zbuluam se shpullat lidheshin me pasoja të pamenduara dhe ndonjehere fatale. Ndryshe nga ç’mendonin pridërit që godisnin fëmijët e tyre, ato nuk lidheshin me bindjen e fëmijës ndaj prindit” – tha Elizabeth Gershoff, profesore. “Studimi tregon se shpullat rritin gjasat për shfaqjen e një sërë pasojash të padëshirueshme tek fëmijët. Ato sjellin rezultatin e kundërt nga ai që mendon se do të arrijë prindi duke perdorur kete sjellje” – vazhdojne profesorët qe u moren me studimin.

Profesorët studiuan ndikimin afatgjatë të shpullave tek të rriturit që ishin goditur nga prindërit e tyre, kur ishin të vegjël. Sa më shumë ishin goditur, aq më shumë sjellje antisociale dhe probleme të shëndetit mendor shfaqnin ata si të rritur. Ata po ashtu ishin më të prirur të përdornin dhunë ndaj fëmijëve të tyre.

Sipas një raporti të vitit 2014 nga UNICEF, 80% e prindërve në botë godasin fëmijët e tyre.

Prof. Gershoff  thote se, nuk ka prova të qarta të efekteve pozitive nga shpullat. Ne te kundet, ka fakte të bollshme qe tregojne se, shpullat paraqesin një rrezik për sjelljen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Edhe dhuna psikologjike eshte njesoj si te godasesh me shpulla, thone satudiuesit. “Si shoqeri, ne mendojme se shpullat dhe dhuna psikologjike jane dy gjera te ndryshme – thote Gershoff. – Megjithatë, hulumtimet tona tregojnë fuqishëm se janë të lidhur me të njëjtat rezultate negative tek fëmijët. Eshte njesoj si abuzimi, vetëm në një shkallë pak më të vogël.”

femra-moderne.com