Florjan Binaj ka bërë diçka të mrekullueshme për këtë vajzë të vogël…

Vetëm pak muaj më parë, aktori i njohur i spektaklit “Portokalli”, Florjan Binaj, iu bashkua nismës së “Fundjavë ndryshe” për t’u ardhur në ndihmë familjeve të varfra.

Interesant është fakti se në vizitën e tij në shtëpinë e Etlevës së vogël, krahas dhurimit të ushqimeve e të parave për të ndihmuar familjen, aktori ka bërë edhe një gjest të bukur për vajzën, duke treguar se përveç talentit, ai ka edhe një zemër të madhe.

Pasi kontaktoi me Florjanin, Blitz.al zbuloi se gjatë vizitës ai kishte mësuar se Etleva kishte nota të shkëlqyera në mësime, por ndërkohë ishte larguar paksa nga gjuha angleze që e do shumë, për shkak të mungesës së mundësive ekonomike për ta ndjekur atë. Gjendja jo e mirë e të atit të paralizuar dhe përkushtimi i së ëmës gjatë gjithë kohës ndaj tij ia bënin Etlevës të pamundur mësimin e anglishtes.

Sapo mori vesh për këtë gjë, Florjani i ka paguar asaj një kurs për mësimin e gjuhës së huaj për 1 vit, gjë që dha rezultat maksimal, bazuar edhe në dëftesën e vajzës, siç shihet në foton e publikuar nga Arbër Hajdari i “Fundjavë ndryshe”.

“Jam shumë i lumtur për këtë rezultat, aq më tepër që dëshira dhe këmbëngulja e Etlevës arritën të merrnin maksimumin në një kohë shumë të shkurtër”, – shprehet Florjan Binaj i emocionuar.

Një dhuratë vërtet speciale kjo e aktorit, i cili e ka përjetuar këtë situatë të parë edhe nga këndvështrimi i prindit, duke qenë se vetë është babai i një vajze të vogël, ndërkohë që pret të bëhet baba për herë të dytë.

Burimi: Blitz

https://www.facebook.com/arberhajdarii/photos/a.1639475816315576.1073741828.1639061643023660/1742377246025432/?type=3&theater

femra-moderne.com