Keto jane 11 aftësi baze që çdo fëmijë duhet të dijë ne adoleshencene hershme, deri para se të shkojë në gjimnaz.
1. Të përgatisë një vakt
Pavarësisht se prindi është ai që përgatit ushqimin, është e rëndësishme t’iu lejoni ndonjëherë hapësirë fëmijëve të mësojnë të përgatisin një vakt. Ju duhet të ndihmoni ata të kene nje aftesi te tille.
2. Të zgjohet vetë në orar
Fëmijët duhet të mësojnë të zgjohen vetë ndërsa hyjnë në adoleshencë. Shpesh prindërit bëhen ora me zile dhe ndihmojnë çdo aktivitet rutinë të mëgjesit duke i lënë të kuptojë fëmijës se prindi gjithmonë do të jetë aty për ta zgjuar, për ta veshur etj. Faktikisht kjo nuk është e vërtetë ndaj ata duhet të mësohen ta kryejnë vetë këtë rutinë.
3. Të lajë rrobat e veta
Ndërsa fëmijët arrijnë adoleshencën prindi duhet të ndihmojnë ata të mësojnë përdorimin e lavatriçes. Qëndroni pranë për të shpjeguar herën e parë, pasi ta kene fituar kete aftesi, lerini ata ta bëjnë këtë vetë.
4. Të kontribuojë
Punëdhënësit po venë re se punëmarrësit e duan të përcaktuar shumë qartë punën që do të bëjnë dhe nuk kanë frymë bashkëpunimi. Fëmijët duhet të mësojnë të kontribuojnë për të mirën e të gjithëve. Ata duhet të mësojnë se puna e tyre nuk është e shkëputur nga të tjerët dhe kur kanë mundësi të ndihmojnë të tjerët.
5. T’i dalë zot vetes
Shumica e prindërve ankohen tek mësuesi për notat e fëmijës edhe kur ata janë në gjimnaz. Mësojini fëmijët të drejtohen dhe të kërkojnë vetë shpjegime ndaj një figure autoritare siç është mësuesi.
6. Të përgatisë çantën vetë
Shumica e prindërve ua bën çantën gati fëmijëve për të ikur në shkollë dhe harrojnë t’iu mësojnë fëmijëve ta bëjnë këtë vetë. Dalëngadalë çanta e shkollës bëhet valixhe dhe ata akoma nuk kanë mësuar ta përgatisin vetë atë.
7. Të porositë në resorant
Fëmijët duhet të mësojnë të zgjedhin vetë ushqimin në restorant para se të arrijnë moshën e adoleshencës. Gjithashtu ata duhet te kene aftesi ta porositin atë me mirësjellje.
8. Të flasë me të panjohur
Jeta e tyre do të jetë e mbushur me shumë njerëz të panjohur ndaj është ekstreme të edukosh një fëmijë që të mos iu flasë të panjohurve. Fëmijët duhet të edukohen të dallojnë të panjohurit e dyshimtë nga pjesa tjetër e madhe e të panjohurve normalë.
9. Të ketë aftesi të bëjë pazarin
Fëmijët duhet të kenë aftësi të orientohen dhe të blejnë vetë disa produkte në supermarket të paktën në moshën 13 vjeçare.
10. Të planifikojë një dalje
Kur arrijnë një moshë që mund të dalin me shoqëri në një kinema apo qëndër tregëtare lejojini të organizojnë aktivitete të tilla. Mos i lejoni frikërat tuaja të krijojnë një botë të frikshme për ta. E rëndësishme është që ata t’iu venë në dijeni për itenerarin e daljes së tyre.
11. Të përdorë transportin publik
Shumë prindër refuzojnë të lejojnë fëmijët adoleshentë të levizin vetë duke përdorur transportin publik, por nëse është frika e prindërve ajo që kontrollon aftësimin e fëmijës, ka gjasa që ai/ajo të arrijë 25 vjeç dhe akoma të transportohet me ndihmën e prindërve.