Personaliteti është faktor më i rëndësishëm sesa inteligjenca për përcaktimin e suksesit në shkollë, sipas vlerësimeve të fundit shkencore.
Arthur Poropat, professor i Universitetit Griffith në Australi, krahasoi 5 tiparet kryesore të personalitetit (eksplorimi, ndërgjegjshmëria, shoqërizimi, bashkëpunimi dhe gjendja emocionale) dhe ndikimin e tyre në arritjet akademike të nxënësve. Ai zbuloi se personat me nivele të larta të eksplorimit dhe ndërgjegjshmërisë tentonin të merrnin nota më të mira.
Në terma praktikë, sasia e përpjekjeve të nxënësve dhe qëllimi i këtyre përpjekjeve është po aq i rëndësishëm sa të qënurit inteligjent” tha Poropat se studimin e tij. Dhe një student me personalitet më të dobishem do të arrijë një gradë më e lartë, se një student mesatar.”
Ka nje kuptim intuitiv, që te qenit i ndergjegjshem dhe i vetedijshem, bahkaur me ciltersine ne mesim, rezultojnë në nota më të larta. Nuk ka rëndësi sa i zgjuar je nëse nuk arrin të dorëzosh detyrën në kohë.
Një fjalë tjetër ekuivalente për ciltersine është kurioziteti, një tjetër faktor i rëndësishëm në të nxënë.
Ky është një nga studimet që shtron një mënyrë interesante të të menduarit të arritjeve akademike, ndryshe nga ata që u rritën duke menduar se ia kanë dalë mbanë në shkollë se ishin “të zgjuar”.
Shume nxenes bien viktime e bindjes se jane inteligjente dhe nuk bejne me shume perpjekje per te arritur rezultate te metejshme.
Lexoni artikullin origjinal ketu.