Studimi tregon se paratë i bëjnë fëmijët egoiste, edhe pse mund te mos ja dine vleren
Edhe pse fëmijët nuk e dinë mirë qëllimin e parave, ata e dinë se ato janë të rëndësishme, tregon studimi. Daily Mail tregon se paratë i bëjnë fëmijët të punojnë më fort, por nga ana tjetër i bëjnë ata të japin më pak. Rezultatet e këtij studimi treguan se ne po rritim një gjeneratë egoistësh.
Studimi i kryer nga Universiteti i Minesotës dhe Universiteti i Illinois vëzhgoi 550 fëmijë të moshave tre deri gjashte vjeç.
“Paraja eshte nje thike me dy presa” – tha prof. Kathleen Vohs, bshkeautor i studimit. “Ajo prodhon rezultate të mira në drejtim të përqendrimit dhe përpjekjeve, por rezultate te keqija, kur është fjala për të ndihmuar, per te dhene dhe per te marrë.”
Studimi:
Fëmijët u ndanë në dy grupe. Të dyja grupet duhet të zgjidhnin një puzzle. Njeri nga grupet renditi disa monedha para se të fillonte detyren e puzzlit. Fëmijët e grupit që renditën monedha qëndruan dy minuta më shumë në detyrë sesa fëmijët që nuk kishin kapur monedha me dorë paraprakisht. Kur eksperimentuesi iu kërkoi ta ndihmonin për të përgatitur detyra të tjera, fëmijët që nuk kishin kapur para me dorë, u treguan më të gatshëm sesa grupi tjetër.
“Paraja është një komponent vital i jetës kulturore,” – tha Lan Chaplin, profesor i marketingut në Universitetin e Illinois në Çikago, nje tjeter autor i studimit. “Kërkimet tona të bazuara tek fëmijët e moshes 3 vjecare, nxjerrin në pah pasoja te rendesishme per arritje, bujari dhe harmoni ndërpersonale.”
Sipas Vohs, këto rezultate ishin të ngjashme me modelet e gjetura tek të rriturit në kulturat evropiane, aziatike dhe të Amerikës Veriore.