Te pish leng limoni e kemi degjuar, por ta perdoresh mbi lekure ka vepra te medha si një agjent shtrengues, antibakterial dhe antioksidues.
Thjesht fërkimi i fytyrës tuaj me disa pika leng limoni mund të ndihmojë per të luftuar puçrrat, per te parandaluar yndyren e lëkurës, hequr njollat, hidratuar dhe shndritur lëkurën.
1. Lufton aknet
Perdoreni lengun e limonit per shenjat e pucrrave. Lengu i limonit permban vlera antibakteriale qe mund te parandalojne aknet. Ferkoni pak leng limoni rreth zones me akne, lereni gjithe naten dhe shpelajeni ne mengjes.
2. Shtreson lekuren
Lengu i limonit permban acid citrik i cili vepron si eksfoliant natyral dhe heq qelizat e vdekura te lekures.
- Perzieni lengun e 1 limoni me nje luge vaj ulliri
- Shtoni 5 luge sheqer dhe 1 luge mjalte
- Aplikojeni kete mase mbi fytyre dhe masazhojeni me levizje rrethore
- Shpelajeni dhe pastrojeni fytyren me uje te ngrohte.
3. Parandalon yndyren e lekures
Limoni eshte nje shtrengues i fuqishem dhe mund t’ju ndihmoje ne mbylljen e poreve, kesisoj edhe redukton yndyren e lekures.
4. Heq njollat
Prekni njollat e errëta te fytyres me pak leng limoni para se te shkoni ne shtrat. Lajeni fytyren ne mengjes. Njollat e errëta do të zbehen gradualisht, pasi limoni është një agjent zbardhues natyror.
5. Hidraton
Perzieni lengun e 1 limoni me 1 luge vaj arre kokosi dhe mjalte. Keshtu perfitoni nje hidratues te mire per lekuren. Aplikojeni ne fytyre dhe lereni 15 minuta. Shpelajeni me uje te ngrohte.
6. Zbardh lekuren
I pasur me Vitamine C, lengu i limonit mund te ndihmoje ne prodhimin e kolagjenit, i cili mund te shtrengoje dhe zbardhi lekuren.
Mjafton te lyeni fytyren me pak leng limoni para se te shkoni ne shtrat dhe ta shpelani ne mengjes.